ASH: Pendarovskit fare nuk u deklarua për “Monstrën”, deklarata se të dënuarit e “27 Prillit” s’janë terroristë është skandaloze

Deklarata e presidentit Stevo Pendarovski se të dënuarit e “27 Prillit” nuk kanë kryer vepër “terroriste” është skandaloze dhe ai nuk reagoi njëjtë për rastin “Monstra”, pavarësisht se kryeministri Zoran Zaev paraprakisht ka deklaruar se të akuzuarit janë të pafajshëm, ndërkaq gjykata në rigjykimin e dytë i dha të njëjtat dënime”, tha Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Portalb.mk.

“Si e para është skandal pasi që Pendarovski duhej që të kërkojë që prapa grilave të jenë edhe ata që e organizuan ngjarjen e 27 Prillit të vitit 2017-të dhe si e dyta Pendarovski nuk u deklarua fare në lidhje me rigjykimin e rastit “Monstra”, më herët kishim deklarata të kryeministrit Zaev se njerëz të pafajshëm janë në burgje dhe pastaj rigjykimi vulosi të njëjtat dënime”, tha Abazi.

Ndryshe, presidenti Pendarovski paraprakisht ka deklaruar se personat që kanë hyrë në Kuvend më 27 prill, nuk janë terroristë.

“Unë njerëzit fillimisht i pyeta rreth meje për çfarë vepre penale ndiqen, unë e di që një vepër e till penale, mendoj, formulim të tillë nuk kishte as në atë kohë, as në ish-Jugosllavi, as në vitet ’90. Më vonë u pranua. Pasi unë diçka di rreth terrorizmit dhe problemeve të sigurisë dhe dilemave, konsideroj se ata persona që hynë brenda nuk ishin terroristë“, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button