Hong Kongu zbuloi variantin e pagjurmueshëm të koronavirusit

Hong Kongu zbuloi variantin e pagjurmueshëm të koronavirusit, duke detyruar evakuimin e një pjese banimi dhe karantinën e menjëhershme të kontakteve të ngushta të personit të infektuar, sipas autoritetit shëndetësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Shëndetësisë në Hong Kong të enjten, një rast pozitiv me llojin mutant N501Y të koronavirusit u raportua vonë në mbrëmje.

“Meqenëse lloji mutant N501Y ka një transmetueshmëri të lartë, Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit vendosi të kryejë masa të kujdesshme për kontrollin dhe parandalimin e infeksionit për vendosjen e karantinës së detyrueshme për banorët asimptomatikë të të gjitha njësive në të gjitha katet e ndërtesës në fjalë, në mënyrë që të ndalojë mundësinë e rrezikut të përhapjes së llojit mutant N501Y”, thuhet në deklaratë.

Burimi mbetet i panjohur, thuhet më tej.

Rasti ka të bëjë me një grua 39-vjeçare nga Filipinet, e cila është ndihmëse dhe kujdestare shtëpiake e një vajze 10-muajshe e cila gjithashtu doli pozitive me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore lëshuan urdhër evakuimi për karantinë në zonën e qytetit Tung Chung. Banorët asimptomatikë të të gjitha njësive në të gjitha katet e ndërtesës, duke përfshirë rreth 400 njësi, u transferuan në qendrat e karantinës, shtohet në deklaratë.

Më tej theksohet se banorët simptomatikë do të shtrohen në spital për trajtim dhe do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 21-ditore.

Gruaja e prekur nga varianti në fjalë nuk kishte ndonjë histori të udhëtimeve kohëve të fundit.

Ajo kishte vizituar një kishë, kurse Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit kërkoi karantinë të detyrueshme për kontaktet e ngushta që kishin qenë në kishë.

“Meqenëse ekziston një rast i infeksionit lokal me COVID-19 me burim të panjohur që përfshin llojin mutant N501Y, është e domosdoshme që njerëzit të vaksinohen”, tha Departamenti i Shëndetësisë

Hong Kongu ka raportuar 11.771 raste të koronavirusit, përfshirë 209 vdekje, deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button