Zjarr në një banesë në Tetovë, nuk ka të lënduar

Mëngjesin e sotëm në një banesë në Tetovë ka shpërthyer zjarr, në të cilin një pjesë e banesës është djegur, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, transmeton Portalb.mk.

Zjarri ndodhi këtë mëngjes rreth orës 8 në një banesë në bulevardin “Marshall Tito” përballë tregut të gjelbër në Tetovë. U dogj një pjesë e banesës që ndodhet në katin e tretë të ndërtesës me pesë kate.

“Intervenuam me dy automjete dhe tetë zjarrfikës. Zjarri u raportua rreth orës 7:50 të mëngjesit dhe brenda një ore u lokalizua dhe u likuidua. Lëshuam linjë tubi në ujë ngjitur me apartamentin dhe ndërhymë në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në banesat të tjera. Banesa është afër stacionit të zjarrit dhe për një kohë të shkurtër kemi arritur në vendin e ndërhyrjes”, informoi Uka Aliti, komandant i njësisë zjarrvfiikëse në Tetovë.

Pas shuarjes së zjarrit, filloi edhe inspektimi nga ana e zyrtarëve të policisë së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button