Për Pendarovskin, të dënuarit e “27 prillit” nuk janë terroristë, por nuk do t’i falë

Presidenti Stevo Pendarovski nuk planifikon t’i falë të dënuarit për ngjarjet në lidhje me ndërhyrjen e dhunshme në Parlament më 27 prill të vitit 2017, transmeton Portalb.mk.

Në një pyetje të MIA-s, nëse Pendarovski po planifikon falje për sulmuesit e Kuvendit, ndërsa në lidhje me pikëpamjet e tij të shprehura në një intervistë për Kanal 5, nga kabineti i presidentit sqarojnë se ai sugjeron që nëse dikush ka prova të reja, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin e procedurave, është e nevojshme të përdoren mjetet e jashtëzakonshme juridike të garantuara ligjërisht që potencialisht mund të çojnë në rifillimin e procedurave.

“Për të mos u politizuar e gjithë procedura, kushdo që posedon dëshmi të reja duhet t’i paraqesë ato në gjykatë dhe jo ngjarjes t’i japë kualifikime politike. Si legalist, Presidenti Pendarovski konsideron se kjo është mënyra e vetme ligjore për të zgjidhur dyshimet atje ku ekzistojnë”, thonë nga kabineti i Presidentit.

“Unë njerëzit fillimisht i pyeta rreth meje për çfarë vepre penale ndiqen, unë e di që një vepër e till penale, mendoj, formulim të tillë nuk kishte as në atë kohë, as në ish-Jugosllavi, as në vitet ’90. Më vonë u pranua. Pasi unë diçka di rreth terrorizmit dhe problemeve të sigurisë dhe dilemave, konsideroj se ata persona që hynë brenda nuk ishin terroristë“, tha Pendarovski paraprakisht në një intervistë për Kanal 5.

Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare, për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi.

Sulmi ndaj Kuvendit, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button