Kërçove, projektet prioritare të Deharit

Ndryshim i planit urbanistik, emërtim i rrugëve dhe shesheve, investim në arsim, kulturë dhe sport e shëndetësi…këto ishin disa  nga premtimet prioritare të Fatmir Deharit gjatë fushatës parazgjedhore për Komunën e Kërçovës.

‘Zgjerimi dhe ndryshimi i planit gjeneral urbanistik për qytetin e Kërçovës, në përputhje me nevojat reale të qytetarëve, sjellja e planeve detale urbanistike, sjellja e planeve urbanistike për vendbanimet rurale, zgjerimi i zonave të ndërtimit ndërmjet Kërçovës dhe Trapçidollit. Emërtimi i rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në ish komunat rurale,  rishikimi i emërtimeve të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në qytet’ ka premtuar Dehari.

Dehari gjatë mandatit pritet të zgjidh përgjithmonë problemin me ujë të gjithës Zajazit.

‘Për furnizim me ujë për pije të qytetarëve të anës së Zajazit do të përmbyllet ujësjellësi rajonal që veç ka filluar të realizohet. Do të përfundojmë të gjithë projektet e nisura të ujësjellësve që përfundimisht qytetarët e Kërçovës të konsumojnë ujë të pastër për pije. Do të realizojmë sistemet e kanalizimeve, të filluara, si dhe stacionin e filtrimit ne Kërçovë’ ka thënë në program Dehari./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button