fbpx

Anëtarë të rinj me ligj të vjetër: AShMAA-ja dhe RTM-ja, sërish mund të mos kenë organe udhëheqëse funksionale

Fakti që Ligji për AShMAA mbeti i paprekur dhe përsëri kandidatët për anëtarë të Këshillit Programor të RTM-së dhe kandidatët për anëtarë të Këshillit të AShMAA-së të votohen me shumicën e dy të tretave lë hapësirë ​​për të menduar se pushteti nuk dëshiron kuadro udhëheqëse funksionale ose se pushteti dhe opozita janë dakorduar për një gjë të tillë, shkruan Portalb.mk.

Ky është vlerësimi i Violeta Gligoroskës, nga Fondacioni Metamorfozis, lidhur me faktin e mos ndryshimeve ligjore, sipas të cilave zgjedhja e këtyre anëtarëve duhet të ishte me 61 vota, por procedura do të ishte e njëjtë – gjithëpërfshirëse, transparente dhe e përgjegjshme. Kjo, siç vlerësohet do të garantonte profesionalizëm dhe pavarësi.

Gligoroska konsideron se zgjedhja në këtë mënyrë e këtyre anëtarëve, lë hpasirë për të menduar në dy gjëra:

  • Ose Qeveria dhe opozita tashmë janë marrë vesh
  • Ose përsëri edhe RTM-ja edhe AShMAA-ja nuk do të kenë organe udhëheqëse funksionale

“Në veçanti, këtë indicie e  shpreh për shkak të përvojës së deritanishme të punës së deputetëve nga të gjitha partitë, të cilat në gjithçka shohin mundësi për të penguar punën, për të bërë pazar, në vend që të promovojnë kulturën dhe vetëdijen e tyre politike. Dhe të kryejnë punën për të cilën ata paguhen”, shprehet Gligoroska.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

nenin 14, paragrafi 9 të Ligjit të shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për këtë qështje thuhet si vijon:

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i emëron anëtarët e Këshillit me shumicën e dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku patjetër duhet të ketë shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve që u përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë në Republika e Maqedonisë”.

Bllokada parlamentare dhe mungesa e kuorumit për votimin e ligjeve dhe vendimeve kanë vonuar zgjedhjen e këshilli të ri të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe  këshillit të ri programor të RTM-së.

Vendimet për shpalljen e konkurseve të  reja për anëtarët e këtyre dy organeve, mandati i të cilave ka skaduar për dy vjet, ishin në rendin e ditës të seancës së 39-të, e cila është ende në proces në parlament.

LSDM-ja dhe VMRO-ja në vazhdimësi kanë akuzuar njëra tjetrën për mungesën e vullnetit të ndryshimeve të këtij ligji.  Partia maqedonase në pushtet vazhdimisht e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se është kundër reformave në media, të pavarurve të fortë dhe institucioneve profesionale. Nga LSDM-ja madje kërkonin që për ta kapërcyer këtë, kuadrot e VMRO-DPMNE-së duhet menjëherë të japë dorëheqjen në mënyrë të pakthyeshme nga pozitat e tyre si anëtarët të Këshillit AShMAA dhe Këshillit të Programit RTM-së.

MRTV
MRTV

Ditë më parë Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE deklaroi se duhet hapur konkursi për anëtarë, pasi LSDM-ja ka qenë ajo që e ka tërhequr Ligjin me të cilin kërkohej që zgjedhja e anëtarëve të bëhej me 61 vota.

Nga ana tjetër Jovan Mitrevski nga LSDM u shpreh se do të përpiqen që anëtarët e Këshillit programor të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave të jenë profesionistë.

“Unë shpresoj se konkursi dhe diskutimi publik siç është caktuar me ligj do të vijoj në mënyrë më të mirë, se do të paraqiten personat më kualitativ dhe ata që janë më kualitativ do të zgjidhen. Kur flasim për AShMAA-në për Këshillin programor në RTM-së dhe për të gjitha organet tjera, dëshiroj të flasim për profesionalizëm”, tha Jovan Mitrevski.

Por një ditë më pas, më 22 prill, zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov tha se është e nevojshme të bëhet zgjedhje në përputhje me dispozitat e reja ligjore, të cilat do të nënkuptojnë departizim dhe profesionalizimin e Këshillit të AShMAA-së dhe Këshillit të Programimit i RTM-së.

“Profesionalizimi i Agjencisë dhe MRT ka një rëndësi të veçantë për reformën e mediave dhe promovimin e
vlerave demokratike në vend. Pa dallim a i pëlqen një gjë e tillë VMRO-së ose jo, reformat duhet të vazhdojnë në interes të shtetit, qytetarëve, por edhe mediave”, tha Kostadinov.

Është shumë e paqartë se çfarë do të ndodhë, pasi siç duket edhe vetë përfaqësuesit e partisë në pushtet janë kontradiktor në paraqitjet e tyre.

Zgjedhja e anëtarëve të rinjë në AShMAA dhe RTM nga Kuvendi po zvarritet tashmë dy vite, pikërisht për faktin se dy partitë maqedonase nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button