fbpx

RMV, shteti duhet të kthejë 1.200.000 euro në IPA fondet, për shkak të 38.000 euro ryshfet të sekretarit shtetëror në MSHIA

Hetimi kundër Jahi Jahia, ish sekretari shtetëror në ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës, i dyshuar për marrjen e ryshfetit nga një kompani italiane, të cilës i ka dhënë informacione konfidenciale për të fituar një tender, ka përfunduar. Ky prokurim publik u financua nga IPA fondet e BE-së, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Hetimi drejtohet nga prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Maja Konevska.

Vlera e tenderit është një milion e dyqind mijë euro. Sipas rregullores së Bashkimit Evropian, vendi që i shfrytëzon mjetet nga këto fonde, nëse zbulohet abuzim, duhet të kthejë të gjitha fondet, deri euron e fundit, aq sa ka qenë granti.

Shteti, pastaj, duhet t’i kërkojë këto fonde nga të dënuarit, natyrisht nëse gjykata i dënon ata.

“Për këtë rast, autoritetet italiane po hetojnë kompaninë që e ka fituar tenderin në mënyrë të paligjshme në Maqedoni. Është me rëndësi që ata na i siguruan provat që na duheshin për hetimin tonë kundër ish-sekretarit shtetëror dhe një zyrtari tjetër të lartë, të cilit kanë marrë ryshfet dhe e kanë informuar kompaninë italiane me informacion konfidencial për ta krijuar përparësi dhe të fitojnë tenderin e paguar për nga IPA fondet. Kjo çështje është para aktakuzës”, tha shefja e PTHP për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska.

Jahi Jahia dhe kolegu i tij, ish-udhëheqës, u arrestuan në maj të vitit 2019, kur u krye kërkim në ministri. Afati për kryerjen e hetimeve u zgjat disa herë me lejen e Prokurorisë së Lartë dhe të Prokurorisë së Republikës, sepse priteshin provat nga prokurorët italianë për këto abuzime.

Pronari i kompanisë italiane që fitoi tenderin në këtë mënyrë u arrestua në vendin e tij.

Sipas deklaratës së përbashkët të atëhershme të Prokurorisë së Maqedonisë dhe Italisë për krim të organizuar, të dyshuarit si zyrtarë, në periudhën nga qershori 2014 deri në gusht 2015 nga një kompani italiane, përmes ndërmjetësuesve – një shtetas italian (këshilltar në kompani) dhe një anglez qytetar (partner biznesi në kompani angleze me degë në Shkup), kanë pranuar dhuratë – një udhëtim jashtë vendit në tre raste. Jahia dhe kolegu i tij janë qerosur me 3 udhëtime me vlerë totale 7.000 euro.

Udhëtimet kanë qenë për të kryer detyra zyrtare që nuk kanë guxuar t’i të kryenin, thuhej në komunikatë. Ata, si zyrtarë, përpara shpalljes zyrtare të kushteve të tenderit, i kanë siguruar kompanisë italiane – aplikantit qasje të detajuar në informacionet konfidenciale të tenderit. Duke vepruar kështu, megjithëse e kanë ditur se ishte e paligjshme, të dyshuarit e kanë shkelë ligjin dhe parimet e konfidencialitetit dhe trajtimit të barabartë dhe i kanë mundësuar kompanisë italiane pozitë të privilegjuar dhe përparësi ndaj aplikantëve tjerë. Si rezultat, ai personi juridik u zgjodh për të zbatuar projektin IPA dhe është lidhur kontratë me vlerë 1,096,900 EURO.

“Gjatë vitit 2016, në periudhën kur tashmë kishte filluar implementimi IPA i projektit në MSHIA, si shpërblim për veprimtarinë e tij të paligjshme zyrtare, i dyshuari i parë, përmes ndërmjetësuesit italian, nga kompania që fitoi tenderin, ka shumën totale prej 37.930 euro. I dyshuari i dytë ka pranuar dhuratë në shumën totale prej 2.500 euro”, theksohet në komunikatë.

I dyshuari i parë Jahia në 2005 u procedua edhe për veprën penale Abuzim i të drejtës votuese sipas Nenit 161 dhe në të njëjtën lëndë është dënuar me gjobë për shkeljen e të drejtës së votës sipas Nenit 159 të Kodit Penal. I dyshuari i dytë, i cili ka marrë ryshfet të vogël, nuk gjendet në Maqedoni.

Aksioni u mbështet nga Shërbimi Evropian për parandalim të mashtrimit OLAF dhe EUROJUSTICE, përmes Prokurorit për lidhjes Lençe Ristoska.

Jahiu ka dalë nga paraburgimi pasi ka dhënë 105.000 euro garanci dhe ia kanë ngrirë tërë pronën

Është paraburgosur Jahi Jahiu – i dyshuari për ryshfet në tenderë të Fondeve IPA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button