Hulumtim i Koalicionit Rural: Rreth 60 përqind e bujqve preferojnë kryerjen e shërbimeve në sportel

Mungesë e besimit në sistem, transparencë e pamjaftueshme e softuerëve për aplikim, si dhe edukim i ulët digjital dhe kompjuterik janë pengesat më të shpeshta me të cilat ballafaqohen bujqit gjatë digjitalizimit të shërbimeve në lidhje me bujqësi, transmeton Portalb.mk.

Mbi gjysma e bujqve preferojnë shërbime në sportel sepse nuk kanë besim në shërbimet elektronike dhe vlefshmërinë e tyre. këtë e ka treguar hulumtimi i Koalicioni Rural për nivelin e edukimit digjital dhe përdorimit të e – shërbimeve në mjediset rurale. Hulumtimi ka përfshirë 246 të anketuar nga mjediset rurale, edhe atë 122 gra dhe 124 burra nga 6 rajone malore.

Në ngjarjen e sotme u prezantua edhe platforma digjitale платформа www.e-zemjodelskiuslugi.mk, e cila ka për qëllim që t’i përmbajë në një vend të gjithë e- shërbimet dhe informatat për sektorin e bujqësisë dhe është e orientuar drejt avancimit të digjitalizimit.

“Përafërsisht 60 përqind e të anketuarve preferojnë nxjerrjen e shërbimeve në sportel. Vet bujqit e kanë më mirë të shkojnë në institucione dhe ta kryejnë punën në vend se ato shërbime ti kryejnë në mënyrë elektronike, ta bëjnë atë në atë mënyrë. Nëse u mundësohet mbështetje apo edukim për shfrytëzim të atyre shërbimeve, madje 93 përqind janë përgjigjur se shërbimet do t’i bëjnë në mënyrë elektronike. Kjo tregon se është e domosdoshme që t’u ofrohet mundësi dhe trajnime se si ti shfrytëzojnë ato shërbime”, theksoi në konferencën e sotme për media për prezantimin e rezultateve të hulumtimit, Elizabeta Risteska Mrçeska nga Koalicioni Rural.

Sipas rezultateve edhe pse 92 përqind e të anketuarve kanë kartelë elektronike bankare, 60 përqind prej tyre e shfrytëzojnë kartelën për tërheqjen e mjeteve nga bankomati, ndërsa vetëm 26 përqind e shfrytëzojnë për pagesë elektronike të shërbimeve.

Drejtoresha ekzekutive e Koalicionit Rural, Liljana Jonoski theksoi rekomandimet për institucionet e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe përfundimi i përgjithshëm është se nevojitet rritja e njohurive digjitale dhe aftësive te popullata lokale, posaçërisht te bujqit në mjediset rurale.

“Nga njëra anë kemi mbi 90 përqind popullatë e cila shfrytëzon internet në bazë të njohurive themelore, që do të duhej të përmirësohet për shfrytëzim të tërësishëm të potencialit të shërbimeve elektronike që kursejnë kohë, pare dhe resurse”, deklaroi Jonoski.

Marijana Jançevska, specialist për monitoring dhe evaluim në Fondacionin Metamorfozis, sqaroi projektin trevjeçar “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në agjendën digjitale – ICEDA”.

“Rrjeti ICEDA i cili momentalisht numëron 26 anëtarë organizata qytetare nga Ballkani Perëndimor ka për qëllim të rris pjesëmarrjen e organizatave qytetare në promovimin e vendosjes së agjendës digjitale në Ballkanin Perëndimore dhe njëkohësisht tu siguroj qytetarëve në rajon që tërësisht t’i shfrytëzojnë përfitimet dhe të rrisin njohuritë për transformim digjital”, tha Jançevska.

Projekti rajonal është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me MSHIA, si dhe me organizata partnere nga Estonia dhe Ballkani Perëndimor edhe atë: me Akademinë për e-qeverisje (Estoni) Levizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), HBO 35mm (Mali i Zi) dhe ODK – Të dhëna të hapura Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button