Deri në fund të majit do të negociohet me kompaninë kineze rreth afatin për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër 

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore po negocion me kompaninë kineze “Sinohydro” rreth aneksit të ri, me të cilin do të zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, informoi sot se pret që aneksi të dakordohet kah mesi i majit, e më pas duhet të miratohet nga Qeveria dhe Kuvendi, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Përveç që përmendi se nuk ka fare mundësi që ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër të përfundojë deri më 30 qershor 2021, Rustemi sot nuk kishte përgjigje specifike se cila do t’i jepet data e re kontraktuesit kinez për të përfunduar ndërtimin e seksionit prej 57 km.

Ai theksoi se sapo të përfundojnë negociatat, do të dihet saktësisht se kur do të përfundojnë të gjitha punimet në këtë autostradë Korridori-8.

Në të njëjtën pyetje të  gazetarit, Ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski sqaroi sot se nga aspekti i zgjidhjes institucionale të çështjeve për të shpejtuar procedurën e ndërtimit, institucionet po bëjnë presion të plotë që autostrada të përfundojë sa më shpejt që mundet

Detyra e institucioneve, deri tani, ri projektimi i nevojshëm i 25 përqindëshit të nevojshëm të rrugës së autostradës, me të gjitha rishikimet dhe dokumentet e nevojshme është bërë, kurse për momentin jemi duke punuar në projektet e infrastrukturës. Në vetëm disa javë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka miratuar deri më tani 16 nga 70 projektet e infrastrukturës, me çka janë krijuar kushtet për të intensifikuar aktivitetet ndërtimore në këto pjesë të autostradës ku ishte i nevojshëm ri-projektim. Boçvarski shtoi se për një pjesë të trasesë së ri-projektuar, do të nevojitet shpronësim shtesë i tokës.

Aspekti i dytë, tha Boçvarski, janë aktivitetet e intensifikuara ndërtimore në terren nga kontraktuesi. Ai tha se aktualisht po punohet për ndërtimin e segmenteve të caktuara të autostradës.

Ministri Boçvarski pret që bisedimet me “Sinohydro” mbi afatin e ri për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër të përfundojnë nga mesi ose në fund të majit, pas së cilës aneksi i marrëveshjes duhet të paraqitet në Parlamentin e RSM. Me miratimin e aneksit dhe heqjen e të gjitha pengesave që e ngadalësojnë punën në terren, ndërtimi i kësaj autostrade do të përshpejtohet.

Ndërtimi i pjesës së autostradës nga Kërçova në Ohër filloi në shkurt 2014, pasi u mor kredi nga Eksim Banka kineze nga qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE. Afati fillestar për përfundimin e ndërtimit të kësaj autostrade është zgjatur tashmë për tre vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2021.

Ndryshe, kompania “Sinohidro” është e lidhur me një numër të madh të aferave korruptive në kontinente të ndryshme, por edhe në periudhën kur është dhënë tenderi në Maqedoni, kompania kineze ka qenë në listën e zezë në Bankën Botërore me ndalesë për pjesëmarrje në tenderët e saj. Vetëm se paratë për dy autostradat në vend nuk ishin nga Banka Botërore, por nga banka kineze Eksim dhe kompania fituese ishte shtetëror, kjo nuk do të thotë se korrupsioni ka pushuar së ekzistuari përnjëherë, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button