U promovuan 55 nënoficerë të ARM-së, Ministria e Mbrojtjes përgatit kompensim financiar për ushtarët më të vjetër se 45 vjeç

Në kazermën “Ilinden” në Shkup u promovuan 55 nënoficer, të cilët kanë përfunduar kursin përkatës në ARM dhe së bashku me 65 kolegë të cilët të tyre të cilët u ngritën në gardën e nënoficerit në shkurt të këtij viti, përbëjnë freskimin e parë të kuadrit të nënoficerëve të ARM-së në 10 vitet e fundit, informuan nga Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska tha në ceremoni se me aktin e promovimit të nënoficerëve rrumbullakësohet njëra ndër qëllimet e rëndësishme, jo vetëm për këtë vite, por edhe për gjithë dekadën në punën e Armatës.

“11 vite të tëra armata jonë nuk kishte as kurs për nënoficer, as ngritje në gardën e nënoficerëve. Dhe në ato 11 vite kemi akumuluar mungesë të më shumë se 500 nënoficerëve pa të cilat asnjë armatë, e aq më pak armata e NATO-s nuk mund të jetë e plotë. Këtë vit në kushte të vështira të koronës, në epidemi, në gjendje krize arritëm ta përfundojmë këtë qëllim që ka qëndruar si problem 11 vite. Në këtë 1 vit, kemi krijuar 120 nënoficer të ri dhe praktikisht kemi zgjedhur një të katërtën e problemit që është trashëguar në dekadën e kaluar”, tha ministrja.

Shekerinska foli edhe për atë që është bërë për zhvillimin e armatës dhe statusin e ushtarëve dhe theksoi se përgatisin ndryshime të reja të Ligjit për shërbim, me të cilat ushtarët pas të mbushin 45 vjeç do të mund të marrin kompensim financiar për largim nga ARM.

Trajnimi i nënoficerëve u realizua në poligonin ushtarak “Krivollak” dhe në Qendrën për trajnime “Pepelishte”, nga ana e instruktorëve me përvojë nga Komanda për trajnim dhe doktrina, batalionit për forca speciale dhe batalionit të zbulimit dhe inteligjencës.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button