Mësime për optimizëm nga fitorja në Bedër

Kujtim Kasami
Shkruan Kujtim Kasami

Optimizëm do të thotë: “Prirja për të shikuar anët e mira të diçkaje”. Dobitë që sjell optimizmi janë të shumta. Optimizmi forcon vendosmërinë, tregon seriozitet, ndihmon në arritjen e objektivit dhe sjell qetësi shpirtërore. Optimizmi i mundëson njeriut, që ta administrojë me besim në vetvete dhe qetësi situatën e vështirë në të cilën ndodhet. Si rezultat i optimizmit, pas vështirësisë vjen zgjidhja e problemit. Gjithashtu optimizmi forcon lidhjet midis njerëzve me njëri-tjetrin, sepse optimsti mbjell shpresë tek të tjerët. Po ashtu optimzmi është shenjë, se njeriu ka mendim të mirë për Allahun dhe nuk ka dyshim se mendimi i mirë për Allahun konsiderohet prej adhurimve më të mira.

Në krahun e kundërt të optimizmit është pesimizmi, që i cili bëhet shkak që njeriu ta humbë shpresën, të jetë konfuz e dembel. Prandaj për pesimistin thuhet: “I vdekur ndër të gjallë” Kurse motoja e optimistit janë fjalët: “Nëse Ti nuk je i zemëruar ndaj Meje, unë nuk mërzitem për vuajtjet që po kaloj. Kujdesi Yt ndaj Meje është më i madh (se gjithçka tjetër)”(Kjo është lutja me të cilën Profeti (a.s) iu drejtua Allahut, pasi populli i Taifit e kishte përzënë).
Ndodh shpesh të ndodhemi para sfidave të ndryshme, probleme të njëpasnjëshme, situata të ndërlikuara, dhe për një moment fillon të mendja të fluturon pamëshirshëm dhe pa një kornizë të caktuar për zgjidhje apo rrugëdalje.
Faktorët që na ndihmojnë që të jemi optimist:

• Lidhja me Allahun.

• Kur’ani famëlartë.

• Mbështetja në Allahun.

• Lutja.

Historia e tre personave që hynë në shpellë dhe ngelën brenda në të për shkak se një shkëmb i madh zuri hyrjen e shpellës është dëshmia më e qartë se të tre këta persona e përballuan situatën e vështirë duke qenë në rradhë të parë optimistë dhe tepër të sigurtë në vetvete, se nëse i luteshin Allahut, Ai do t’i ndihmonte që të dilnin nga shpella dhe vërtet ashtu ndodhi.

Metodat për të arritur optimizmin:

• Leximi i historisë islame.

• Besimi në vetvete.

• Buzëqeshja.

• Fjala e mire.

Dobitë që sjell optimizmi.

• Optimizmi na forcon vendosmërinë tonë.

• Ndihmon në arritjen e objektivit dhe sjell qetësinë shpirtërore.

• Optimizmi i mundëson njeriut, që ta administrojë me besim në vetvete dhe qetësi situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

• Optimizmi forcon lidhjet midis njerëzve me njëri-tjetrin, sepse optimsti mbjell shpresë tek të tjerët.

Optimisti nuk e ndërpret asnjëherë punën. Zoti i drejtohet vulës së Profetëve me fjalët:”Adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë vdekja.” (Hixhr, 99)

Kështu, optimisti nuk heq dorë nga puna fizike dhe aktiviteti, i cili mund të jetë me gjuhë, me shpirt ose mendje.

Optimizmi është një komples përballjesh me aktualitetin e vështirë, pasi jeta është e tillë. Ai që krijoi vështirësitë, është po Ai që e ndihmon robin e Tij, është po Ai që e ka pajisur me energji dhe kapacitete për tu bërë ballë.

Njeriu mund të jetë i durueshëm dhe i paepur në natyrë, ai mund të ketë aftësi ti përdorë energjitë shpirtërore, edhe pse nuk ka lidhje me Zotin. Ebu Xhehli ishte një njeri i tillë. Edhe pse ishte shembur përtokë nga plagët vdekjeprurëse në betejën e Bedrit, ai gjeti forcë të pyesë:”Kush fitoi?”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button