Dimitrov: Është i madh kontributi i OJQ-ve në krijimin e reformave për integrime në BE

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane mori pjesë në onlajn konsultimet me më shumë se 60 përfaqësues të organizatave civile për Draft-Programin Nacional për miratimin e të drejtës së BE-së (NPAA) 2021 – 2025, transmeton Portalb.mk.

Në fjalën e tij, Dimitrov iu referua rëndësisë së NPAA-s. përgatitjes së mekanizmit për ndjekjen dhe raportimin dhe theksoi se bëhet fjalë për një dokument të gjallë i cili edhe pas miratimit do të jetë lëndë e përditësimit të herëpashershëm me qëllim që në mënyrë të përshtatshme të integrohen detyrimet e reja të cilët do të dalin nga procesi i integrimit.

“Analiza fillestare e pajtueshmërisë së legjislaturës nacionale me BE aquis nga skriningu shpjegues me përmbajte në më shumë se 3600 akte, tregoi se shkalla e pajtueshmërisë është 45% që është një bazë i fillimit të shkëlqyeshëm për fillimin e negociatave dhe prioritizimin e zhvillimit të strategjisë negociuese e bazuar në fakte, sepse NPAA është i përshtatur edhe në metodologjinë e saj për negociata aderuese”, theksoi Dimitrov.

Ai iu referua edhe gatishmërisë sistematike për versionin nacional të legjislaturës evropiane dhe dinamikës së përshpejtuar për përkthimin e aquis-it në gjuhë maqedonase, që gjithashtu është prioritet e paraparë me NPAA, dhe për sigurimin e koordinimit më të mirë dhe digjitalizimin e procesit punohet edhe në përgatitjen platformës integrale të NPAA për menaxhimin e procesit të negociatave me çka do të avancohen bazat ekzistuese dhe do të zhvillohen sisteme të reja interoperabile. Njëherit në vijim janë konsultimet për azhurnimin e akteve për strukturën negociuese, që është e rëndësisë së veçantë.

Po ashtu, ai theksoi rolin e organizatave civile në mekanizmat për ndjekjen e përmbushjes së reformave të planifikuara efektin e tyre dhe nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë sepse bëhet fjalë për proces të evropeizmit të shoqërisë që është përgjegjësi e përbashkët.

“Kontributi i krijimit të reformave për integrimin në BE dhe definimin e prioriteteve nga ju si organizata civile është e rëndësisë së veçantë, në veçanti gjatë viteve në radhët tuaja është zhvilluar ekspertizë për shume sfera specifike, për këtë arsye propozimet e juaja do ti reflektojmë në mënyrë të përshtatshme ne NPAA. Gjithashtu, është i rëndësishëm roli juaj në ndjekjen e përmbushjes së reformave të planifikuara dhe efekti i tyre si dhe unë si ZKQ për BE-në, por edhe shërbimet do të jenë në dispozicion për gjitha sugjerimet e juaja të mëtejshme”,theksoi Dimitrov.

NPAA është dokumenti kyçë strategjik dhe programor i vendit për kahëzimin e procesit të integrimin evropian, që definon prioritetet, dinamikën dhe resurset e nevojshme për harmonizimin e legjislacionit nacional me të drejtën evropiane, si dhe aktivitetet për adaptimin e institucioneve nacionale drejt strukturave administrative evropiane, që nga aty është baza për përgatitjen tonë për skriningun bilateral dhe ndërtimin e pozitave të ardhshme negociuese.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button