RMV, Sllovakia dhuroi katër respiratorë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve për trajtimin e kovid-pacientëve

Sllovakia i dhuroi katër aparate për frymëmarrje Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve, pajisje mjekësore me të cilat trajtohen fëmijët e sëmurë me kovid-19. Sipas drejtorit të klinikës Aspazija Sofijanova, ky donacion do të thotë shpëtim i jetëve të fëmijëve, transmeton Portalb.mk.

Ajo informoi se momentalisht në klinikë po kurohen 15 fëmijë me 15 nëna, të cilët janë stabil dhe nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën. Ulja e trendit të të sëmurëve nga kovid-19 po ndodh edhe tek fëmijët.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se këta respiratorë kanë dhënë rezultate të shkëlqyera.

“Ky është një tjetër donacion i sistemit për solidaritet i BE-së. Falë këtij sistemi, erdhën shumë donacione, me të cilat ne e menaxhuam më mirë krizën. Faleminderit ministrit të Sllovakisë dhe ambasadorit shumë aktiv të Sllovakisë në vendin tonë. Ai punoi shumë në këtë donacion që këta katër respiratorë të arrijnë në vendin tonë në vend se diku tjetër. Këta janë aparate për frymëmarrje për pacientët që vuajnë nga kovidi dhe vërtet dhanë rezultate të shkëlqyera”, tha Filipçe.

Zëvendës ministri i Jashtëm sllovak Martin Klus tha se çdo jetë e shpëtuar këtu në Maqedoni me respiratorë të bërë në Sllovaki do të thotë shumë për ta dhe se ata e mbështesnin vendin në rrugën e tij drejt BE-së.

Përndryshe, gjatë pranim-dorëzimit të këtij donacioni, ministri Venko Filipçe edhe njëherë bëri thirrje për respektim të masave gjatë periudhës së festave fetare. Ai u shpreh se Qeveria nuk mund të miratojë masa rigoroze, ndërsa qytetarët të mos përfshihen në respektimin e tyre, por qëllimi është që të gjithë të kontribuojnë personalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button