Filipçe bëri thirrje për respektimin e masave gjatë festave fetare

Nëse ka njoftim për kungim nga e njëjta lugë, e dënoj atë veprim dhe u bëj  thirrje që mos të bëhet, u përgjigj Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në pyetjet e gazetarëve në ngjarjen e sotme të pranim-dorëzimit të një donacioni nga Sllovakia të katër respiratorëve për Klinikën për sëmundje të fëmijëve . Ai edhe njëherë përsëriti se udhëheqësit fetarë u zotuan se do t’i thirrin qytetarët t’i respektojnë masat, transmeton Portalb.mk.

Lidhur me hapjen e tempujve dhe xhamive, Filipçe theksoi se ato edhe tani janë të hapura dhe gjithmonë ekziston mundësia që qytetarët t’i shkelin masat. Prandaj, ai bëri thirrje për përgjegjësi dhe ndërgjegjësim të çdo qytetari për mbrojtjen e shëndetit personal dhe kolektiv.

Ministri i Shëndetësisë tha se Qeveria nuk mund të miratojë masa rigoroze, ndërsa qytetarët të mos përfshihen në respektimin e tyre, por qëllimi është që të gjithë të kontribuojnë personalisht.

Filipçe bëri thirrje për respektimin e masave, pasi siç kujtoi, të gjitha mini-klasterët rrjedhin prej tubimeve masive dhe qytetarëve përmes shembullit të tyre për të parandaluar përhapjen dhe parandalimin.

I pyetur në lidhje me llojin indian të virusit, ai informoi se deri më tani vetëm lloji britanik është i pranishëm në vend dhe theksoi se pa marrë parasysh se sa i transmetueshëm është ky lloj, përgjegjësia përsëri është mbi qytetarët. Prandaj, mbeten të njëjtat masa të rekomanduara për mbrojtje.

Lidhur me vaksinimin, ai do të vazhdojë pas festave të Pashkëve me vaksinat kineze, të cilat do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin, ku do të vaksinohen qytetarët që janë regjistruar në sistem dhe pritet një numër prej rreth 10.000 të vaksinuarish në ditë .

Deri tani janë vaksinuar gjithsej 60.000 qytetarë ose 18% e atyre mbi 70 vjeç.

Filipce konfirmoi se më 14 maj do të hapen kufijtë me Greqinë me certifikatë vaksinimi ose test negativ PCR, ndërsa pritet përgjigje nga qeveria greke nëse do të mund të hyhet me test të shpejtë antigjeni.

Qytetarët të cilët janë vaksinuar në Serbi do të mund të udhëtojnë me certifikatat që i kanë marrë prej andej, pasi edhe ato të Maqedonisë të jenë të njëjta, përkatësisht do të përmbajnë të njëjtat të dhëna me kod.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button