RMV, vitin e kaluar ka pasur 152 aksidente në punë prej të cilëve 25 kanë qenë fatale

Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë prezantoi raportin vjetor për fatkeqësi gjatë punës për vitin 2020, sipas të cilit vitin e kaluar kanë ndodhur 152 fatkeqësi, prej të cilëve 25 kanë qenë fatale. Shkalla e vdekjeve në punë në shtet është 3,14, përkatësisht në çdo 100.000 të punësuar vdesin nga 3 deri në 4 persona. Shkalla është pothuajse e njëjtë si ajo në vitin 2019, kur ka qenë 3,13, transmeton Portalb.mk.

“Nëse krahasohet me Britaninë e Madhe, ku shkalla ësht rreth 0.5, mund të konstatojmë se në vend ka shkallë më të lartë të fatkeqësive fatale në punë. Në 12 vitet e fundit, prej kur SHMMP bën statistika për numrin e lëndimeve, flasim për problem të madh nacional të cilit i nevojitet qasje sistematike”, theksoi Milan Petkovski, kryetar i kësaj shoqate, gjatë prezantimit të raportit me rastin e ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë, 28 prilli.

Sipas raportit, numër më i madh i fatkeqësive dhe rasteve të vdekjes në vitin 2020 kanë ndodhur në Shkup, pas çka vijojnë Kumanova dhe Kavadari. Ndërsa sipas veprimtarisë, vitin e kaluar më së shumti fatkeqësi ka pasur të premten, ndërsa lëndime të mërkurën. Shikuar sipas muajve, dhjetori ka qenë muaji kur kanë ndodhur numri më i madh i rasteve me pasoja të vdekjes.

Të dhënat për vitin 2020 tregojnë se numri më i madh i fatkeqësive u ka ndodhur personave të moshës mes 45-54 vjeç, ndërsa edhe numri më i madh me rezultat fatal kanë qenë për kategorinë e kësaj moshe. Sipas gjinisë, raste të vdekjes ka pasur vetëm në kategorinë burra.

“Nëse shtohen edhe numrat e të sëmurëve apo të vdekurve nga komplikimet e Covid – 19, veç më flasim për epidemi nga sëmundje në vende të punës. Administratorët dhe institucionet kompetente nuk duhet t’i injorojnë statistikat e këtilla nevojitet të punojmë shumë më shumë për krijimin e kulturës preventive në siguri dhe shëndet në punë, ndërsa nevojitet edhe përforcim i sistemit ndëshkues”, potencoi Petkovski.

Në kujtim të 25 të vdekurve në vendet e tyre të punës në vitin 2020, kjo shoqatë ka mbjellë pemë të reja me mbështetje të NP “Parqe dhe gjelbërime” dhe Institutin për shëndet publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button