Shahpaska: Pushimi i lindjes do të zgjasë më shumë se 9 muaj, me mundësi që edhe babai të marrë pushim nga puna

Me ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet pune, pushimi i lindjes do të zgjasë rreth një vit, me mundësi që babai të marrë pushim nga puna, njoftoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, transmeton Portalb.mk.

Në një intervistë për Alsat, ajo tha se po punohet në zgjidhje ligjore që do t’i përmirësojë të drejtat e punëtorëve, sipas të cilave kushte do të kalohet në kontrata afatgjate (të pakufizuara), ndërsa do të rregullohet edhe çështja e punëtorëve sezonalë në periudhën kur nuk kanë angazhim.

“Po fillojmë nga standardet e vendosura nga Organizata ndërkombëtare e punës dhe këtu njihen tre kategori: pushimi i lindjes, atësisë dhe prindërimit. Periudha e prindërimit do të ishte fleksibile, që njëri prind për tjetrin të heqë dorë nga një pjesë e të drejtës për atë leje prindërore. Do të përpiqemi të gjejmë ekuilibrin, pasi mungesa e tepërt e gruas nga tregu i punës e vë atë në një pozitë vartëse”, tha Shahpaska.

Shahpaska iu referua edhe ndryshimeve të njoftuara ligjore për të dielën- ditë jo pune, e cila së shpejti duhet të hyjë në procedurën parlamentare.

“Për të punësuarit në aktivitete që janë të domosdoshme për funksionimin e shoqërisë, sigurojmë mëditje më të lartë për 50 përqind, por edhe një ditë pushim gjatë javës, ndërsa për punonjësit në qendrat tregtare, të cilët do të punojnë në një ndërrim, parashikohet mëditje për 100 përqind më e lartë dhe ditë pushimi. Ndërsa dy përqind e fitimit vjetor, personat juridikë nga këto qendra tregtare do të jenë të detyruar t’i paguajnë në buxhetin e shtetit. Këto para do të investohen në kopshte të reja”, tha Shahpaska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button