fbpx

Gigio Donnarumma, mes Milanit dhe Juventusit

Mes Milanit, Donnarummas dhe tifozëve kuqezinj duket se është rikthyer vera e 2017. Pavarësisht fjalëve të drejtuesve që shprehen se kanë besim për qëndrimin e tij, tratativa për rinovimin e kontratës së portierit është në një fazë stanjacioni, që shqetëson gjithmonë e më tepër. Menaxheri i tij, Raiola, dihet që synon lart dhe Juventusi është gati në dritare, pasi ka planin për ta marrë në Torino me parametra zero për ta bërë trashëgimtarin e Buffon. E vështirë që të ketë të reja para fundit të kampionatit, pasi Giggio do të dëshironte të luante rregullisht në Champions League, raporton SS.

Një situatë ku ndikim të madh do të ketë përballja mes Juves dhe Milanit, të dielën, në garën për Championsin, pasi pa kualifikimin në Champions lamtumira nga kuqezinjtë do të ishte thuajse e sigurt, ndërsa edhe Juventusi, pa paratë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm, do ta kishte të vështirë  të bënte një investim kaq të rëndësishëm për portierin.

Klubi bardhezi, në këto javë, ka folur me Raiolën dhe do të ishte i gatshëm t’i ofronte Donnarummas një kontratë që kalon 10 milionë eurot në sezon, por para se të bëjë goditjen, përveçse i duhet të arrijë një ndër 4 vendet e para, Juventusi duhet të largojë Szcsesny-n, paga e të cilit prej 6.5 milionë eurosh do të ishte e papërballueshme bashkë me atë të Donnarummas në të njëjtën kohë.

Milani, që në ofertën e fundit që i ka dërguar Raiolës ka propozuar një kontratë dyvjeçare prej 7 milionë eurosh me përfshirjen edhe të një million plus në formë bonusi, në rast të kualifikimit në Champions, shpreson që deri në fund të arrijë te një marrëveshje me Donnarumman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button