fbpx

RVM, deri më 30 prill do të jetë e hapur ekspozita me veprat e artistit Sulemani

Veprat e punuara me vaj në pëlhurë të artistit Armond Sulemani, do të jenë të ekspozuara në Dibër deri më 30 prill, transmeton Portalb.mk.

“Në Qendrën për Kulturë në Dibër, është hapur ekspozitë vetanake nga artisti i ri i Dibrës, Armond Sulemani. Në këtë ekspozitë, e cila për publikun do të jetë e hapur deri më 30 Prill”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Raportohet që në ekspozitë janë të paraqitura 20 punime të bëra me teknikën vaj në pëlhurë që përmbajnë tematika të ndryshme, ndërsa ekspozita është financuar nga Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button