RMV, Prokuroria filloi hetimet ndaj dhjetë personave për përfshirje në tregtinë me armë dhe drogë (VIDEO)

Në lidhje me aksionin policor të zhvilluar sot ku pati arrestime në Haraçinë dhe Sveti Nikollë, Prokuroria njoftoi që ka filluar hetimet ndaj dhjetë personave të dyshuar për përfshirje në këtë rast, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik përkatës bazuar në kallëzimin penal të Ministrisë për punë të brendshme, sot miratoi Dekret për procesin hetues ndaj dhjetë personave, ku njëri prej të cilëve është punonjës policor”, njoftojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që njëri nga ata është fëmijë.

Tre persona janë të dyshuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, pesë persona për drogë, ndërsa dy për armëmbajtje. Raportohet që nëntë persona u arrestuan, duke përfshirë një polic, derisa njëri i dyshuar tashmë është tashmë në paraburgim edhe për një vepër tjetër kriminale.

Policia raportoi që 54 vjeçari H.B dhe 44 vjeçari A.M. janë të arrestuar për drogë dhe armë, ndërsa F.B. (22), V.B. (25), D.B. (44), I.S. (48), L.A. (31), I.A. (40), R.A (16) disa për armë e disa për drogë, duke përfshirë edhe 45 vjeçarin I.J. (45) që është punonjës policor.

Prokurori përgjegjës ka kërkuar paraburgimin e të dyshuarve nga Gjykata Penale në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button