Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve në industri, në sektorin e energjisë dhe metaleve rreth 15%

Maqedonia e Veriut gjatë muajit mars të këtij viti ka regjistruar rritje të çmimeve në industry për 5.1 % në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin mars të vitit 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.9 % në nivel mujor dhe për 5.1 % në nivel vjetor”, raporton Enti shtetëror i statistikave.

Në krahasim me marsin e vitit të kaluar, rritje më e madhe është regjistruar në grupin e Energjisë për 14.6 %, Prodhimet intermediare për 5.4 % dhe në Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 3.3 %. Në raport me muajin mars të këtij viti, rritje më e madhe është regjistruar në Prodhime intermediare me 2.6 %.

Në bazë të sektorëve, në sektorin për Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar kemi rritje për 14.9 % në krahasim me marsin e vitit të kaluar, ndërsa në sektorin prodhimit të metaleve kemi rritje për 18.7 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button