Pendarovski takoi sekretarin gjeneral të NATO-s: Do të vazhdojmë me reformat në mbrojtje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka realizuar sot në Bruksel takim me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.  Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s, për çështjet aktuale rajonale dhe të sigurisë, për prioritetet e politikës së jashtme të vendit dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në ballafaqimin me pandeminë globale të Covid – 19, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski në bisedën me Stoltenbergun riafirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit në promovimin e paqes dhe stabilitetit, duke theksuar se vendi edhe në të ardhmen do të kontribuojë në mënyrë aktive në misionet ndërkombëtare paqësore të udhëhequra nga NATO në rajon dhe më gjerë.

Presidenti gjatë këtij takimi deklaroi se, Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s do të merr pjesë në mënyrë aktive në ballafaqimin me kërcënimet tradicionale dhe të reja. Sipas Pendarovskit, njëra nga mënyra me të cilat vendi do ta bëjë këtë, është edhe me vazhdimin e reformave në mbrojtje.

“Anëtarësimi në NATO na ka ndihmuar ta përforcojmë rezistencën e sistemit tonë të sigurisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për sfidat e dedikuara nga pala e tretë. Sepse jemi shënjestër e kërcënimeve hibride në disa vite të fundit dhe gjendemi në fushë të brishtë ku ende ka çështje të hapura, bashkëpunimi me strukturat e zbulimit dhe të sigurisë të NATO-s është nga rëndësia më e madhe për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button