Qeveria shkarkoi drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovskin

Qeveria në seancën e djeshme shkarkoi drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (IShT), Stojko Paunovski, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1 të Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, sipas të cilit Qeveria emëron dhe shkarkon drejtorin e IShT-së, transmeton Portalb.mk.

Shkarkimi, sipas qeverisë, ishte “për shkak të sjelljes së tij joprofesionale”.

“Ky vendim konsensual u mor në përputhje me Kodin për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe mbajtësit e funksioneve publike të emëruar nga qeveria dhe sipas Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut,” shpjeguan nga Qeveria.

Vendimi për shkarkimin e tij vjen pasi Paunovski refuzoi të punësojë 35 persona sipas Marrëveshjes kornizë, të cilët për vite me radhë merrnin rroga, por nuk punonin, por Qeveria gjeti një zgjidhje ligjore që ata të shpërndahen nëpër institucione.

Inspektorët e IShT-së  dje ishin në një takim në Qeveri ku kryeministrit Zoran Zaev i dorëzuan peticion që Paunovski të qëndrojë në atë institucion, pasi kishte kontribuar shumë në punën e tyre të suksesshme në tre vitet e fundit. Zaev edhe pse tha se do të merrte parasysh kërkesën e tyre, sidoqoftë në seancën e djeshme të qeverisë ai u shkarkua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button