RMV, aksion policor – janë arrestuar tetë persona në Haraçinë, në mesin e tyre edhe një polic

Mëngjesin e sotëm policia ka zhvilluar aksion të madh policor lidhur me tregtinë e paligjshme të armëve dhe drogës, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk.

“Pas disa muajsh hetimi, tetë persona u arrestuan në Haraçinë, ndërse në mesin e tyre edhe një zyrtar policor dhe një person në Sveti Nikollë”, shkroi Spasovski në Facebook.

Përndryshe, rreth dy javë më parë  MPB-ja dhe Agjencinë Amerikane për luftë kundër lëndëve narkotike – DEA, zhvilluan një tjetër aksion.

Gjashtë personave Gjykata u shqiptoi masën paraburgim nga 30 ditë për shkak të rrezikut për ikje nga vendi, ndikim te dëshmitarët dhe shkatërrim i dëshmive. Në këtë aksion u gjetën 200 kilogram marihuanë, me vlerë prej 800 mijë eurove.

Në paraburgim është i gjithë grupi kriminal i organizuar: D.J.(35) nga Strumnica, A.U. (45) nga Shkupi, M.Z. (29) nga Kumanova, M.S. (36) nga Manastiri, K.S.(46) nga Prilepi, G.K. (25) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike, substancave psikotrope”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal të RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button