Kurrë nuk është vonë për ta lënë duhanin

Madje edhe personat që kanë pirë duhan gjatë tërë jetës kanë përparësi shëndetësore nëse e ndalin duhanin, pohojnë shkencëtarët gjerman.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 9000 gjermanë në moshën prej 50 deri 74 vjeç. Hulumtimi, i cili ka zgjatur 10 vjet, tregon që ndërprerja e duhanit më vonë në jetë, rrezikun nga krijimi i sulmit në tru dhe zemër e redukton për madje 40 për qind, njofton “Koha Ditore”.

Personat që e ndërpresin duhanin në moshën prej 35 deri 44 vjet e zgjasin jetën mesatarisht për 9 vjet. Ata që ndalin duhanin në moshën prej 45 deri 64 vjet e zgjasin jetën për 6 vjet.

Pirja e duhanit është një nga shprehitë e rralla që nuk ka asnjë anë pozitive. I bëni keq shëndetit, pamjes, mjedisit dhe xhepit tuaj.

Përveç përmirësimit të shëndetit të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, shkencëtarët pohojnë që ndërprerja e duhanit ndikon pozitivisht edhe në pamjen tuaj. Kështu, ndalja e duhanit do të lehtësojë pjesërisht dukshmërinë e shenjave të plakjes të lëkurës të shkaktuara nga pirja e duhanit.

Në periudhën prej 6 muajsh pas lënies së duhanit trupi dhe lëkura juaj do të marrin sasi dukshëm më të madhe të oksigjenit, nutrientëve dhe antioksidantëve, ndërsa ju do të jeni më të shëndetshëm dhe do të dukeni më bukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button