Qeveria miratoi vendimin për formimin e pikave të vaksinimin në 6 qytete në RMV

Në seancën e sotme Qeveria miratoi informatën për formimin e qendrave rajonale për vaksinim për Covid – 19 dhe ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që në bashkëpunim me Ministrisë e Arsimit dhe komunat Manastir, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, të koordinojë zbatimin e aktiviteteve të domosdoshme për formimin e pikave sipas shembullit të pikës të organizuar në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, shkruan Portalb.mk.

Qeveria miratoi informatën për vendosjen e linjës së re kreditore “Covid 4” me komponent grant si njëra nga masat nga pakoja e gjashtë anti – covid të masave ekonomike.

Në pajtueshmëri me nenin 10, paragrafi 1 nga Ligji për Inspektoratin Shtetëror të Punës sipas të cilit Qeveria emëron dhe shkarkon drejtorin e ISHP-së, në seancën e sotme Qeveria e shkarkoi Stojko Paunovskin nga funksioni i drejtorit të ISHP-së, për shkak të sjelljes jo profesionale.

Po ashtu, Qeveria sot miratoi tekstin e propozim ligjit për tekste shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike në arsim fillor dhe të mesëm, i cili vjen nga nevoja e vendosjes së një sistemi të ri për përpunonim dhe miratim të mjeteve mësimore dhe materialeve si rezultat i konsultimeve me profesionistë, mësimdhënësit, nxënësit por edhe me prindërit rreth cilësisë së teksteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button