Ata presin përshpejtim të reformave në Maqedoninë e Veriut, vlerësoi Pendarovski pas takimit me Mishelin

Në Bruksel u zhvillua takim ndërmjet presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishell, derisa për nesër është paralajmëruar takim ndërmjet Pendarovskit  dhe sekretarit general të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u diskutua për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut, për mundësinë e mbajtjes së konferencës së parë ndërkombëtare, për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, sfidat aktual në rajon në kuadër të pandemisë Kovid-19”, raportojnë nga Presidenca në lidhje me takimin Penarovski – Mishell.

Pendarovski theksoi nevojën për zhbllokimin e procesit eurointegrues për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vlerësoi që Maqedonia e Veriut është e gatshme për plotësimin e detyrave në politikën e brendshme dhe të jashtme.

“Biseduam edhe për reformat të cilat janë në vijim në vendin tonë, kuptohet se këtu kishim bisedë më të gjatë për atë çfarë presin nga ne, puna kryesore që ata e presin është përshpejtimi i reformave”, deklaroi Pendarovski.

Raportohet që një nga temat që u shtjellua ishte edhe mungesa e konsensusit me Bullgarinë. Ai falënderoi Bashkimin Evropian për ndihmën e ofruar në imunizimin e popullatës përmes vaksinimit me vaksinat Pfizer.

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski sot ndodhet për vizitë pune në Bruksel, ku edhe zhvilloi takim me komisarin e BE-së për Politikën e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit Oliver Varheji dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Në kuadër të këtyre takimeve, bisedoi edhe me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrel dhe me kryetarin e PE-së, David Sasoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button