Kovid-19 në Tetovë, Nuredini: Situata është optimiste, ka rënie të numrit të pacientëve në spital

Sot udhëheqësi i qendrës Kovid-19 në Tetovë, Gzim Nuredini në një deklaratë për shtyp potencoi se në Spitalin Klinik të Tetovës ka rënie të numrit të pacientëve të shtrirë nga virusi korona, ai informoi se është optimist edhe numri i personave që shkojnë për tu kontrolluar në ambulantë, krahasuar me disa javë më herët, shkruan Portalb.mk.

Nuredini potencoi se aktualisht ka gjithsej 35 pacientë të hospitalizuar në repartin infektiv në Tetovë, prej të cilëve jo të gjithë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pasi patëm një javë të themi kushtimisht tornado, pasi që kjo javë ishte edhe më e keqe se ajo e nëntorit. Tani kemi një rënie të numrit të pacientëve, si të hospitalizuarve ashtu edhe të ambulancës. Momentalisht kemi 35 pacientë të hospitalizuar, prej tyre diku 10 janë në gjendje më të rëndë ndërsa pjesa tjetër fatmirësisht janë në gjendje më të mirë. Ndërsa sa i përket  moshës, nuk kemi pacient që nuk kanë komorbiltete” tha Nuredini.

Vetëm disa javë më herë për kontroll  për shkak të dyshimeve për Kovid-19 kanë vizituar Spitalin Klinik të Tetovës nga 100 pacientë në ditë, ndërkaq sipas Nuredinit, aktualisht ka rënie të numrit në 30 pacientë në ditë.

“Sa i përket ambulancës Kovid-19, kemi rënie të numrit të pacientëve diku në 30 edhe pse kemi pasur edhe 70 edhe deri në 100 pacientë në ditë. Tani ka një rënie të pacientëve që na jep sinjal se edhe më tutje do të kemi një rënie. Situata tani për tani është e menaxhueshme sa i përket spitalit, edhe pse ende kemi situatë ku nuk është e parashikueshme se si do të jetë më tutje” tha Nuredini.

Ndrërkaq ai informoi se spitali modular për pacientët me Kovid-19 në Tetovë ende nuk është funksional por potencoi se aktualisht nuk është i nevojshëm për shkak të rënies së numrit të pacientëve pozitiv me virusin korona.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut nga 2.874 persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, gjithsej 450 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. U regjistruan 28 persona që ndërruan jetë me prani të virusit kurse 1 001 janë regjistruar si të shëruar.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button