Përmes Aeroportit të Shkupit dhe Ohrit planifikohet realizimi i fluturimeve për 57 destinacione

TAV Maqedonia planifikon realizimin e fluturimeve për 57 destinacione gjatë periudhës mars-tetor përmes Aeroportit të Shkupit dhe Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të orarit të fluturimeve verore për vitin 2021 (mars-tetor), janë paralajmëruar 44 destinacione me 11 linja ajrore nga Aeroporti i Shkupit, ndërsa nga Aeroporti i Ohrit, megjithëse aktualisht ka vetëm 2 linja ajrore, priten 13 destinacione të rregullta dhe 6 fluturime sezonale çarter nga fundi i qershorit”, raporton TAV Maqedonia.

Në kuadër të vlerësimit të realizuar nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve, aeroporti i Ohrit “Shën Apostull Pal” është certifikuar si i sigurt për fluturim në aspektin shëndetësor.

“TAV Maqedoni përfundoi tre muajt e parë të vitit 2021 me një rënie prej 64% të trafikut të pasagjerëve në dy aeroportet – Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostulli Pal Ohër, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Në të njëjtën kohë, numri i fluturimeve në të dy aeroportet së bashku është ulur me 44%”, raportojnë nga TAV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button