Çmim i Vitit në vlerë prej 100 mijë denarëve është fituar nga Rejhan Sulejmani

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se Rejhan Sulejman është fituesi i garës për Çmimin vjetor për hulumtimin më të mirë të dërguar deri më 1 shkurt të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Banka popullore ka ndarë Çmimin vjetor për hulumtuesit e rinj për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankës për vitin 2021. Fituesi i saj është Rejhan Sulejman, i shpërblyer me vendin e parë për punimin Ndikimi i ndërmarrësive në rritjen ekonomike në vendet në tranzicion dhe vendet në rajonin e MENA (Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut): me orientim të Maqedonisë së Veriut”, raportojnë nga Banka, duke sqaruar që ky punim do të prezantohet në qershor nga Klubi i hulumtuesve të rinj.

Punimi është publikuar në faqen zyrtare të Bankës në versionin vetëm në gjuhën angleze.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut të rinjtë kishin të drejtë të konkurrojnë deri më 1 shkurt në garën për Çmimin e Vitit që organizohet nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, ashtu që punimi më i mirë do të marrë 100 mijë denarë, por mund të vlerësohej edhe punimin i dytë me 50 mijë denarë nëse punimi është në një nivel afër punimit më të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button