Katër vjet më vonë: Çfarë ka ndryshuar që nga “e enjtja e përgjakshme”

Me pikëpamje diametralisht të kundërta të qeverisë dhe opozitës për ngjarjet e 27 Prillit 2017, ndasi midis mbështetësve të tyre në lidhje me interpretimin e ngjarjeve, me disa vendime gjyqësore, por gjithashtu pa zgjidhje ligjore se kush janë organizatorët, po kalon edhe një përvjetor të ndërhyrjes inkursionit në Parlament, para ndryshimit të qeverisë në vend, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Po të mos ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në korrik të vitit të kaluar, përbërja e mëparshme e nëntë parlamentare mund të ketë përfunduar mandatin e saj sot, kur kanë kaluar katër vjet nga përfundimi i seancës konstituive, e cila do të mbahet mend si më e gjata dhe më e dhunshme deri sot. Përbërja e parlamentit të dhjetë, nga ana tjetër, i cili po kalon muajin e tij të tetë në detyrë, vetëm tani do të kishte filluar mandatin e tij dhe pyetja është nëse shpërndarja e forcave në të do të ishte si ajo aktuale, kur shumica e pakët prej 62 deputetësh vazhdimisht përballet me probleme me kuorumin dhe mungesat e imponuara nga epidemia, ndërsa opozita përdor të gjithë mekanizmat në dispozicion të saj për të bllokuar legjislaturën.

Zgjedhja dhe rizgjedhja e Xhaferit

Shumë ndryshime kanë ndodhur në skenën politike në katër vitet e fundit pasi në Parlament përfundimisht u hap rruga për ndryshim të qeverisë, gjegjësisht për zgjedhjen e qeverisë së re të LSDM-së dhe BDI-së, koalicioni i të cilave nga shtatori i vitit të kaluar filloi të harxhojë edhe mandatin e dytë në “Ilindenska”. Janë ndërruar edhe disa nga aktorët kryesorë në ngjarjet që i paraprinë ndryshimit të qeverisë gjithashtu. Sidoqoftë, disa gjëra nuk kanë pësuar transformim më të dukshëm.

Gjatë këtyre katër viteve, parlamenti nuk i doli të sjellë ndryshime në Rregulloren e punës, pavarësisht Dialogut disamujor në kuadër t[ë Zhan Mone, qëllimi fillestar i të cilit ishte ndërhyrje në rregullat për mbajtjen e seancës konstituive, pra ajo të kufizohet në dy ose tre ditë. Ideja ishte që të shmangen skenarët në të ardhmen, si ato në fillim të seancës së fundit parlamentare, kur seanca konstitutive filloi më 30 dhjetor 2016, ndërsa përfundoi pothuajse katër muaj më vonë – më 27 prill 2017, me zgjedhjen e Talat Xhaferi si i pari i parlamentit, derisa qindra protestues hynin në parlament, të cilët disa muaj më parë kishin protestuar para ndërtesës së parlamentit kundër të ashtuquajturve platformë e Tiranës.

Megjithëse rregullat e vjetra mbetën në Rregulloren e Procedurës, rizgjedhja e Xhaferit në gusht të vitit të kaluar u zhvillua në një atmosferë shumë më konstruktive, ndryshe nga zgjedhja e tij e parë në krye të Parlamentit, ndërsa nga fillimi deri në fund të kësaj seance konstitutive kaluan “vetëm” pesëmbëdhjetë ditë.

Por edhe në mandatin e ri Xhaferit, nuk e ka lehtë që të sjellë ndryshime në rregulloren parlamentare. Propozimi i tij për të ndryshuar Rregulloren e punës për të mundësuar onlajn  përfshirjen e deputetëve të izoluar u gjet në listën e gjatë të propozimeve të bllokuara nga opozita – me amendamente ose në komisione.

VMRO-DPMNE përsëri protestoi

Të Dielën, opozita doli në protestë për lirimin e të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit, të cilët nuk fituan amnisti me ligjin e miratuar në fund të vitit 2018, përpara shpalljes së ndryshimeve kushtetuese që buruan nga Marrëveshja e Prespës, me çka u liruan nga përgjegjësia organizatorët dhe pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në dhunën në Parlament.

Në fakt, përveç ndryshimit të qeverisë në vitin 2017, ngjarjet e 27 prillit kanë të bëjnë edhe me ndryshimin e kryesimit të VMRO-DPMNE-së. Nikola Gruevski vendosi të japë tërhiqet nga pozicioni drejtues në parti, pas takimit që ai kishte me Zoran Zaev në zyrën e ish-Presidentit Gjorge Ivanov, menjëherë pas arrestimit të 36 të dyshuarve për “enjten e përgjakshme” në fund të nëntorit 2017, ndër të cilët fillimisht ishin të dyshuar gjashtë deputetë.

Gjatë asaj periudhe, VMRO-DPMNE mbante protesta të përditshme para gjykatës dhe burgut në Shuto Orizari për lirimin e të dyshuarve, por menjëherë pas ndryshimit të kryesimit të partisë, protestat u ndërprenë. Tani, me VMRO-DPMNE që numëron disa muaj deri në kongresin e ri zgjedhor, partia po proteston edhe një herë për lirimin e atyre që janë dënuar që atëherë dhe po vuajnë tashmë burg shumëvjeçar për pjesëmarrje në dhunën në parlament.

Çfarë ndodhi me proceset gjyqësore

Gjykimi për organizimin e ngjarjeve të 27 Prillit po zgjat më shumë se një vit

Ish-Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, drejtori i atëhershëm i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, ish-oficeri i inteligjencës Nikolla Boshkovski, në krye me ish kryeministri Nikolla Gruevski, u theksuan nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit u cilësuan si organizatorë t ngjarjeve Në shkurt të vitit të kaluar, katër prej tyre u ulën në bankën e prokurorisë për rrezikimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë: Veljanoski, Janakieski, Ristoski dhe Atanasovski. Gjykimi që po zhvillohet në kushte të pandemisë ende nuk ka përfundim para Gjykatës themelore penale në Shkup. Sot ai është në fazën përfundimtare dhe pritet që së shpejti të ketë edhe vendim.

Gruevski dhe Boshkovski, të cilët u arratisën (njëri në Hungari, tjetri në Greqi), u përfshinë në hetim, por nuk ishin në listën e të pandehurve. Procedura për ta do të vazhdojë kur të gjenden.

Një rast tjetër, më i gjerë se ai për organizimin, ishte para Gjykatës penale në Shkup për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë. Aty kishte mbi 30 të pandehur, duke përfshirë zyrtarë dhe shefa të Ministrisë së Brendshme, udhëheqës të shoqatave patriotike që protestuan me ditë të tëra në atë periudhë, pjesëmarrës në dhunë … Nga këta, 15 fituan amnisti, përfshirë pesë atëherë deputetë nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni. Ai proces gjyqësor përfundoi me një vendim përfundimtar për 17 persona, 16 prej të cilëve u dënuan me burg, nga të cilët dënimin më të lartë (16 vjet) e mori drejtori i atëhershëm i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov. Vetëm Igor Durlovski u shpall i pafajshëm.

Një gjykim tjetër që përfundoi ishte për vrasjen në tentativë të Zijadin Selës, i cili ishte deputeti më i lënduar gjatë ndërhyrjes në Parlament, e për të cilin në një periudhë të caktuar natën kritike nuk dihej as nëse ishte gjallë. Shtatë persona u dënuan me burgim që ishte nga 10,5 deri në 13,5 vjet. Kishte edhe disa raste të tjera të pjesëmarrjes në grupe dhe dhunës.

Lëndët gjyqësore, kryesisht për kërcënime terroriste ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, shpesh janë objekt i premtimeve politike nga VMRO-DPMNE, e cila paraljamëron rishikimin e tyre.

“Vendime të turpshme nga Gjykata Civile për gazetarët”

Kur bëhet fjalë për proceset gjyqësore, vendimet e Gjykatës themelore Civile në Shkup për të refuzuar paditë e gazetarëve që ishin në Parlament natën kritike dhe raportuan për ngjarjet u cilësuan si të turpshme nga esnafi i gazetarëve të cilët natën kritike ishin në Kuvend prej ku raportonin për ngjarjet.

Procesi i fundit ishte disa javë më parë kur Gjykata rrëzoi si të pabazuar padinë e gazetarit të “Sakam da kazham“ (Dua të them), Goran Trpenovski, i cili kërkoi kompensim nga shteti për vuajtjen e frikës dhe shkeljen e lirisë së shprehjes. Në shpjegimin e saj, Gjykata deklaroi se ai nuk ishte lënduar, por vetëm iu ka shkaktuar ndjenjë e frikës, kështu që ai nuk mund të kërkojë kompensim nga shteti, si dhe portali në të cilin punon nuk është medium, ndërsa ai nuk është gazetar sipas Ligjit për media.

Gjykata mori vendime të ngjashme për gazetarët Natasha Stojanovska dhe Dushica Mrgja, punonjës të televizioneve. Në shpjegim thuhej se ata nuk kishin dorëzuar prova se ishte shkelur e drejta e tyre për liri të shprehjes, ndërsa lidhur me frikën e pësuar ishte i njëjti shpjegim si për Trpenoskin – ata nuk kishin lëndim trupor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button