Sela Ahmetit: Kush është zyrtari i lartë i BDI-së, i cili informoi Gruevskin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit?

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, sot pyeti publikisht udhëheqësin e BDI-së, Ali Ahmeti, se cili është zyrtari i lartë i asaj partie, që më 27 prill 2017 e informoi Gruevski për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ndoshta siç u shpreh Sela nuk e dinë përgjigjen, por të paktën detyrohen një falje publike, transmeton Portalb.mk.

“Po bëhen katër vjet dhe fatkeqësisht ka shumë të panjohura. Nëse i shihni filmimet e 27 prilli, më thoni a keni parë një rezistencë nga policia e uniformuar që ka qenë jasht parlamentit, që të ndalojë turmën të hynte brenda, asnjë! Ministri i atëhershëm vazhdon të gëzojë pozicione shtetërore, Agim Nuhiu. Njerëzit që hapën dyert u amnistuan. Organizatorët u amnistuan dhe imuniteti i tyre nuk u mor nga LSDM-BDI. E pyes publikisht z. Ahmeti dhe BDI,  a e dinë se kush është zyrtari i tyre i lartë i cili ka informuar Nikolla Gruevskin atë ditë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit? “Ky është mesazhi i Nikolla Gruevskit që i ka shkuar Trajko Veljanoskit”, tha ndër të tjera Sela.

Përndryshe, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në katër vjetorin e zhvillimeve të përgjakshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut qëndroi në burgun e Idrizovës për të vizituar siç u shpreh ai njeriun e pafajshëm që po qëndron në burgun e Idrizovës. Sipas tij faji i vetëm që Feta Halimi është në burg, është që i ka shpëtuar vetë atë Selën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button