Disa muaj pas intervenimeve të Qytetit të Shkupit, bregu i Vardarit në Trubarevë është sërish deponi e egër

Vetëm disa muaj pasi Qyteti Shkupi intervenoi te ish deponia Vardarsihte për rrënimin e pengesave të paligjshme në shtratin e lumit Vardar, bregu nga Vardarishtja në drejtim të Trubarevës përsëri është shndërruar në deponi të madhe, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Foto: Meta.mk

Bëhet fjalë për lokacionin në të cilin duhet të ndërtohet stacioni i ardhshëm i pastrimit të ujërave të kanalizimeve në Shkup, e cila momentalisht është e mbushur me çfarë do lloj mbeturine, nga mbetje ndërtimore dhe thasë me mbeturina të panjohura, deri në qese me mbeturina nga amvisëritë. Mbeturinat janë hedhur gjithandej, ndërsa vazhdimisht sillen mbeturina të reja. Për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave të grumbulluara, mund të shihet në terren që pjesë të deponisë ilegale janë djegur.

Foto: Meta.mk

Qyteti i Shkupit në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, informoi se NP “Rrugë dhe rrugica” kanë punuar në rrënimin e pengesave në bregun e Vardarit te lokacionit Vardarishte. Atëherë ata premtuan se do t’i mbyllim edhe qasjet veriore drejt deponisë, por edhe se inspektorati ndërtimore për mjedis jetësor së bashku me policinë dhe zjarrfikësit do ta përforcojnë kontrollin dhe do të pengojnë shuarjen e zjarreve në ambiente të hapura.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov atëherë deklaroi se Vardarishte gjeneron erë të keqe dhe ndotje në lagjet Lisiçe e Re dhe Lisiçe, duke theksuar se për sanimin e tërësishëm të lokacionit nevojiten 26 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button