Zaev: Lehtësimi i masave restriktive për festën e Pashkëve dhe Fitër Bajramin është vendim i mençur

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev vlerëson se lehtësimi i masave restriktive dhe lirimi nga ora policore për Fitër Bajramin dhe Pashkët janë vendime të mençura të Komisionit për Sëmundje Infektive. Ai tha se ka rezultat nga restriksionet, ndërsa që të mos rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi, është diskutuar edhe me liderët fetarë të cilët duhet ta menaxhojnë hyrjen nëpër kisha dhe xhamia, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni punon çdoherë në mënyrë profesionale, në kohë dhe mençur. Ajo vërtetohet nga mençuria e vendimit, për para tre javëve, kur u arrit pllaja e lakores të sjell vendim për vendosjen e orës policore nga orës 20 dhe mbylljen e hotelierisë, me qëllim që të ndihmojë në kapacitetet shëndetësore. Populli ynë 85 përqind është religjioz dhe më vjen mirë që Komisioni mban llogari për jetën sociale. Nga ai aspekt, kemi mbajtur së bashku edhe mbledhje me liderët e bashkësive fetare, që ta menaxhojmë jo vetëm 1 majin Pashkët, por edhe për Fitër Bajram”, tha Zaev.

Qeveria në seancën e sotme duhet t’i votojë propozim masat e Komisionit për Sëmundje Infektive. Ata propozojnë që ora policore të shkurtohet për një orë dhe të fillojë nga ora 21, ndërsa për Pashkët dhe Bajramin të mos ketë kufizim të lëvizjes. Propozimi është edhe të hapen terasat verore të objekteve hotelierike. Kufizimet e reja janë propozuar për periudhën nga 28 prilli deri më 15 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button