“Prizma”: Edhe një honorarist qeveritar në rastin ‘Rashkovski’

I dyshuari i katërt në rastin e prokurimit të softuerit për shkelje të trafikut ishte i angazhuar honorarist nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, zbulon “Prizma” (BIRN), transmeton Portalb.mk.
Paraprakisht, “360 Gradë” raportoi se xhipi, të cilin e voziste Dragi Rashkovski është në emër të njërit prej “honoraristëve sekret” në Qeveri, i cili është i dyshuar në këtë aferë.
Me këtë përshkruhet rrethu prej katër të dyshuarve deri më tani – Rashkovski, pronari i “Inovka Group”, Daniel Stançev dhe dy persona të cilët ishin të angazhuar me honorar nga sekretariati i përgjithshëm, përderisa në krye tl tij ishte Rashkovski, raporton BIRN.
Të dyve, angazhimi honorar iu ka filluar në kohën kur në krye të Sekretarijatit ishte Dragi Rashkovski.
Pozicioni i koordinatorit për digjitalizim në nivel të RMV-së nuk ishte midis faturave që BIRN i mori nga Qeveria pasi me ankesë arriti t’i marrë titujt e angazhimeve, por jo edhe emrat e të angazhuarve. Kjo faturë, dhe një tjetër për grafik dizajn, nuk u dorëzuan në BIRN pasi, siç theksuan nga Qeveria, ato nuk ishin paguar në dhjetor.
Pas atij angazhimi fshihet një profesor, identitetin e të cilit, BIRN nuk e zbulon me qëllim që të mbrojë prezumimin e pafajësisë. Bëhet fjalë për një profesor universitar nga FINKI, i cili ishte angazhuar tre herë nga Sekretariati i përgjithshëm ndërsa me të menaxhonte Dragi Rashkovski. Hera e parë në vitin 2019.
Sipas burimeve nga hetimi, ai është i dyshuar në çështjen “Rashkovski”, në pjesën për përgatitjen e specifikimeve teknike për tender. Prokurorët dyshojnë se e ka bërë që specifikimi i tenderit të përputhej me patentën e ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë. Në të njëjtën kohë, ai është i dyshuari që nuk e formatoi telefonin dhe në të cilin u gjet komunikimi me Rashkovskin me mesazhin “flit profesionalisht, bëhu budalla, nuk do të të kuptojnë“, thuhet në hetimin e BIRN-it.
BIRN kontaktonte profesorin, i cili mohonte se angazhimi në qeveri është i lidhur me hetimin e rastit Rashkovski, për të cilin ai sodoqoftë nuk pranoi të komentonte. Siç thekson BIRN, për angazhimin e tij nuk kishte pasur konkurs.
“Më thirrën prej atje”, tha për BIRN profesori dhe shtoi se sipas asaj që ishin marrë vesh, Qeverisë i kishte sjellë raporte për punën e bërë.
“Vitin e kaluar nuk kisha asnjë angazhim. Vitin e kaluar isha i angazhuar për një paketë masash që zbatohen për konsolidimin e bazave midis institucioneve të ndryshme”, tha ai në deklaratë për BIRN.
Ai theksoi se në atë periudhë nuk kishte punë, nuk kishte nevojë për raporte dhe prandaj kërkoi zgjidhjen e kontratës. Rastësi ose jo, kjo ndodhi në të njëjtën ditë, 12 prill, kur Qeveria njoftoi emrat e honoraristëve aktual, gjegjësisht katër ditë para arrestimit të Rashkovskit, thekson BIRN.
Hulumtimin e plotë mund ta lexoni këtu.
Dragi Rashkovski më 14 prill dha dorëheqje, për çka informoi publikun përmes një postimi në Facebook.
Përndryshe, pesë muaj më parë, Rashkovski u emërua sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e programit qeveritar në kabinetin e kryeministrit – funksion i ri që u prezantua menjëherë pas largimit të tij si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.
Pas lajmeve të botuara në media që kishin të bënin me softuerin për shkeljet në trafik të blerë nga Rashkovski, derisa ai ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion muajin e kaluar hapi para-hetim. Në atë kohë, Rashkovski ishte për pushime në Meksikë.
- LEXO: U publikua lista me 55 emrat e personave që marrin honorar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Prokuroria për rastin e Rashkovskit: Deri më tani nuk janë gjetur materiale për provimet në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë
- LEXO: Ish sekretari gjeneral Rashkovski është dërguar në burgun e Shutkës
- LEXO: RMV, i’u merret pasaporta dhe e drejta për të ushtruar detyrën dy personave të përfshirë në skandalin me blerjen e softuerit
- LEXO: RMV, 11 milionë denarë të shtetit janë keqpërdorur gjatë blerjes së softuerit për në komunikacion, vlerësojnë nga Prokuroria
- LEXO: Policia ka arrestuar Dragi Rashkovskin, prokuroria kërkon paraburgim (VIDEO)
- LEXO: Dragi Rashkovski dha dorëheqjen nga posti sekretar në kabinetin e Kryeministrit
- LEXO: Rashkovski vozit xhip luksoz, i cili nuk figuron në listën e tij anketuese
- LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë para-hetimore për softuerin e Rashkovskit
- LEXO: Rashkovski për Fokus: Me familjen jam në pushime në Meksikë, nuk ka vend për sensacion
- LEXO: Rashkovski bleu softuer për gjobitje në trafik, ndërsa MPB-ja nuk di për të dhe as planifikon ta përdorë