Koalicioni Rural dhe Fondacioni Metamorfozis organizojnë ngjarje për nivelin e edukimit digjital në mjediset rurale

Koalicioni Rural si pjesë e rrjetit ICEDA dhe organizatë që do të shërbejë si qendër lokale për e-mbështetje gjatë shfrytëzimit të shërbimeve, më 29 prill organizon konferencën e parë nacionale për media, në orën 11 në Zoom, për prezantim të gjetjeve të raportit për nivelin e edukimit digjital dhe shfrytëzimin të e – shërbimeve në mjediset rurale, transmeton Portalb.mk.

Në prezantim dhe promovim të rezultateve, por edhe konkludimeve dhe rekomandimeve nga raporti, fjalim do të kenë përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis si implementues të projektit rajonal “Rritje e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale ICEDA” e mbështetur nga Bashkimi Evropian, që e zbatojnë në partneritet me Akademinë për e – qeverisje (Estoni), Levizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), HBO 35mm (Mali i Zi) dhe ODK – Të dhëna të hapura Kosovë.

Rezultatet e hulumtimit do t’i prezantojnë drejtoresha ekzekutive e Koalicionit Rural, Liljana Jonoski dhe bashkëpunëtorja e programit Elizabeta Risteska – Mrçeska. Njëkohësisht, në ngjarje do të promovohet edhe platforma e parë për – shërbime bujqësore, e cila mbledh në një vend të gjitha shërbimet elektronike në dispozicion dhe informatat në lidhje me sektorin bujqësi dhe zhvillim rural.

Një nga qëllimet kryesore të projektit “Digjitalizimi në bujqësi – TANI” është rritja e informimit dhe dukshmërisë së sfidave me të cilat përballet popullata në zonat rurale kur bëhet fjalë për përdorimin e shërbimeve dhe njohurive të Agjendës Digjitale të vendit në përgjithësi.

Të gjithë personat e interesuar mund ta ndjekin ngjarjen përmes kyçjes në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button