Tre të lënduar në përleshjen midis tifozëve maqedonas dhe kroatë në Australi (VIDEO)

Tre persona u lënduan pas një rrahje midis tifozëve të klubeve australiane të futbollit Rockdale Ilinden dhe Sydney United 58, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar, gjatë ndeshjes midis dy klubeve nga Sidnei të dielën. Rockdale Ilinden është themeluar dhe mbështur nga mërgimtarët maqedonas, ndërsa Sydney United 58 është klub i mërgimtarëve kroatë, transmeton Portalb.mk.

Policia thotë se incidenti ndodhi pasi një tifoz hyri në fushë dhe eci drejt njërit prej lojtarëve.

“Ai u hodh nga fusha dhe kjo shkaktoi tensione, por kjo nuk është justifikim për një sjellje të tillë. Thënë troç, jam i neveritur nga kjo sjellje”, deklaroi detektivi Tony Cook për mediat lokale.

Në rrjetet sociale u shpërndanë video nga incidenti,  ku shuhen se si tifozët kanë shtënë me shporta plastike, gurë, tulla, shufra metalike dhe pishtarë.

Detektivi Cook tha se 23-vjeçari i arrestuar mbante një teh prej kositësje bari. Ai akuzohet për armëmbajtje me qëllim kryerjen e një vepre penale.

“Është turp që kjo të ndodhë në një ditë kaq të bukur. Veprimet e tilla prishin punët e gjithë të tjerëve”.

Ndeshja midis Rockdale Ilinden dhe Sydney United 58, të cilët luajnë në NPL, e dyta renditur në garë në Australi, përfundoi 0: 0. Rockdale Ilinden është i pari në tabelë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button