Prokurori i lartë Bekteshi ka shmangur seancën publike në Apel për dënimet me burg të Alimit dhe Gurit nga BDI

Prokurori i lartë, Dilaver Bekteshi pas 8 muajve mbajtje dhe moskthim të lëndës në Gjykatën e Apelit, vendosi të mos ndërhyjë në punën e tij dhe para fillimit të seancës së caktuar publike pas ankesave të prokurores Fatime Fetai dhe të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, ka dhënë mendim negativ me shkrim për dy ankesat, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Dje gjykatësit e apelit kishin ardhur të mbajnë diskutim publik pas ankesave për dënimin e shkallës së parë për falsifikim të zgjedhjeve në “Titanik 3”, por salla ishte e zbrazët. As Bekteshi, as të akuzuarit dhe as avokatët nuk kishin ardhur.

Kryetari i Këshillit Penal, Jani Niça tha për SDK se seanca publike është anuluar, sepse të akuzuarit kanë ndryshuar mendim.

Para seancës publike të caktuar për në orën 11, fillimisht në orën 09:35 kanë ardhur avokatët e Ademit dhe Gurit dhe kanë kërkuar që të mbahet seancë e mbyllur për ankesat e tyre. Në kërkesë kanë theksuar se nuk duan të marrin pjesë as një diskutim jopublik.

Pak pas tyre, ka mbërritur mendim në formë të shkruar edhe nga prokurori i lartë Dilaver Bekteshi, i cili më 18 mars ka përgënjeshtruar se ka dërguar mendim për ankesat për “Titanik 3”, duke thënë se do ta thotë verbalisht në seancë publike më 26 mars.

Është e paqartë se pse prokurori i lartë nuk ka shkuar dje në seancë në orën 11, si e ka ditur Bekteshi se të akuzuarit do të ndryshojnë mendim dhe do të tërhiqen nga kërkesa për diskutim publik për dënimet e tyre me burg që të shkruajë mendimin dhe ta dërgoj në Apel për më pak se një orë.

Gjykatësit e Apelit nuk e kanë komentuar këtë. E konstatuan situatën më të re, thanë se seanca është prolonguar për këtë dhe se do të sjellin vendim për seancë jopublike.

Bekteshi shkruajti dje mendim për seancën që duhej të ishte publike në Gjykatën e Apelit, me të cilin nuk qëndron pas prokurores Fatime Fetai, e cila e përfaqësonte këtë akuzë me prokurorin Gavril Bubevski.

Në seancën e cila u prolongua gjykatësit e lexuan mendimin:

“Prokurori i lartë Dilaver Bekteshi ka njoftuar këshillin penal në Gjykatën e Apelit Shkup se është kundër ankesave të palëve në procedurë”.

Fetai ka dorëzuar ankesë kundër dënimeve të shkallës së parë prej tre vite e gjysmë për Alimin dhe Gurin. Ajo theksoi se ato janë shumë të ulëta, sepse për veprën për të cilën akuzohen, dënimin më i ulët është 5 vite burg dhe se Gjykata Themelore Penale nuk ka theksuar asnjë argument të qëndrueshëm për rrethana lehtësuese me të cilat ka shkuar më pak se 5 vite. Alimi dhe Guri me kërkesa kërkojnë që të lirohen nga dënimi.

Nuk është hera e parë që për këtë rast Bekteshi të veprojë në kundërshtim me praktikën e prokurorëve të lartë të mbështesin dhe të mbrojnë prokurorin e shkallës së parë, në këtë rast Fetai. Në nëntor të vitit të kaluar ka dërguar mendim në Gjykatën e Apelit në Shkup, me të cilën rekomandoi që pasaportat e dy të dënuarve t’u kthehen.

Guri dhe Alimi ishin dënuar për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Çair në favor të kandidatit për kryetar nga BDI në zgjedhjet lokale në vitin 2013, duke marrë nga votat e pakta të kandidatit të VMRO – DPMNE-së me të cilën BDI ishte në koalicion atëherë, aq sa të fitojë kandidatin e PDSH-së.

Gjykata e Apelit pas pritjes së gjatë të përgjigjes së Bekteshit, përfundimisht mund të caktojë seancë jopublike dhe të vendosë për ankesat e Fetait nga njëra dhe të Alimit dhe Gurit në anën tjetër.

Fatime Fetai sot do ta jep betimin si prokuror i lartë dhe do të jetë kolege e Bekteshit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button