Tema “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”, Aleina dha sugjerimin e saj për gjimnazin e Tetovës

Portalb hap temën “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”. Të rinjtë përmes   videove do të shfaqin sugjerimet dhe idetë e tyre rreth kësaj teme. Ata do të tregojnë se çfarë do të ishte ajo që do të ndryshonin në shkollat apo universitetet ku studiojnë. Sipas studentes Aleina Arsllani në gjimnazin e Tetovës  ku ajo mëson duhet të ketë leximore, kabinete për shkencat si dhe  trajnime apo kurse falas nga ana e shkollës që studentët të zhvillojnë karrierën e tyre.

Aleina Arsllani

“Përshëndetje unë jam Aleina Arsllani, nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin Kirili Pejcinoviq. Siç e dimë të gjithë kjo shkollë po reformohet masivisht dhe kjo është mjaft pozitive por, diçka që do ndryshoja është fakti që s’kemi leximore, vend ku mundemi të mësojmë, si dhe na duhen kabinete të fizikës kimisë dhe biologjisë. Diçka tjetër që do doja është mundësi që shkolla me profesorët të cilët i kemi në bazë të mundësive të tyre të organizonte kurse dhe trajnime falas ose në marrëveshje me persona të tjerë për zhvillim karriere të nxënësve! Ju faleminderit!” – theksoi Aleina në videon e saj.

Aleina ishte e para që dha sugjerimet e saj rreth kësaj teme. Ndërsa, do të vazhdojnë edhe  të rinj të tjerë të përcjellin sugjerimet dhe idetë e tyre përmes videove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button