Personalisht do të merrem me Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, pjesë e nismës edhe familja Jashari, premtoi Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi që Qeveria e Kosovës ka vendosur që të fillojë përzgjedhjen dhe zbatimin e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, duke formuar edhe Komitet, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të familjes Jashari, transmeton Portalb.mk.

“Sot qeveria jonë ka marrur një vendim të rëndësisë së veçantë. Kemi themeluar Komitetin Ndërministror për përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Këtë mekanizëm do ta udhëheq personalisht, për ta trajtuar me seriozitetin e merituar këtë proces”, deklaroi Kurti.

Ai sqaroi që pjesë e kësaj nisme do të jetë edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, kryetari i komunës së Skënderajt, drejtorë të instituteve, muzeve dhe agjencive përkatëse, përfaqësuesi i shoqatës së arkitektëve dhe përfaqësuesi i OVL të UÇK-së.

“Varësisht nga të gjeturat dhe rekomandimet e profesionistëve tanë, kemi gatishmërinë e plotë të ndërmarrim ndërhyrje emergjente sanuese në këto struktura të neglizhuara për kohë të gjatë”, vlerësoi Kurti, duke sqaruar se së shpejti do të mbahet takimi i parë e komitetit për të marrë vendimet e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button