RMV, që mos të rriten çmimet e banesave, kompanitë ndërtimore kërkojnë masa të veçanta për shkak të materialeve të shtrenjta

Sektori i ndërtimit kërkon nga Qeveria masa të veçanta dhe të drejtpërdrejta për të ruajtur vazhdimësinë e punës në kushte të pandemisë. Rritja e fundit në prodhim u regjistrua në fund të vitit 2019 me 8.9 %. Në fillim të vitit të kaluar, rënia në ndërtimet e ulëta dhe ndërtimet e larta ka qenë 16.6 %, kurse në fund të vitit 2020, 12 %, krahasuar me vitin 2019. Në muajt e parë e këtij viti, prodhimi ka rënë me 2.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ekziston pasiguri e madhe për atë se si do të zhvillohen gjërat, duke pasur parasysh që çmimet e importit të materialeve të ndërtimit janë rritur ndjeshëm dhe porositë nga vendet e BE-së, të cilat dikur mbërrinin në vend për dy deri në tre ditë, tani nuk dihet se kur do të dorëzohen. E gjithë kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në rritje të çmimit përfundimtar të apartamenteve të ndërtuara, dhe sa, mbetet të vlerësohet. sot për këtë foli Andreja Serafimovski, Kryetar i shoqatës për ndërtimtari në Odën ekonomike.

Në konferencën e sotme për shtyp, ai theksoi se Shoqata ka përgatitur analiza të hollësishme të situatës, me theks në rritjen e shpenzimeve, si dhe masat e propozuara, të cilat do të dorëzohen në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve. Kërkohen edhe ndryshime në Ligjin për marrëdhëniet e punës edhe në Ligjin për Prokurime publike, në mënyrë që çmimi i ulët të mos jetë kushti i vetëm për zgjedhjen e operatorit më të mirë ekonomik, në një situatë të rritjes drastike të çmimeve të materialeve.

“Mbi 5.000 ndërmarrje ndërtimi me më shumë se 55.000 punonjës janë segment i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit dhe vetëm masa specifike për këtë sektor do të mundësojnë kapërcim të pasigurisë në prodhim si rezultat i krizës me kovid. Kompanitë aktualisht po përballen me dy probleme të mëdha, rritjen drastike të çmimeve të materialeve të prodhimit, e cila vë në pikëpyetje nëse produkti dhe çmimi i tij përfundimtar shpaguhen, dhe së dyti, ndryshimet ligjore që janë duke u përgatitur, në lidhje me deklarimin e ditës diel si ditë jo pune”, tha Serafimovski.

Ai vuri në dukje si shembull se çmimi i importit të çelikut është rritur me 80 % brenda një viti, i drurit për 20 %, kompensata për 25 %, vajrat e bitumit për 20 %, ndërsa ndërtimi i thatë dhe materiale të tjera ndërtimore për 30 %. Nga ana tjetër, fundjavat duhet të vazhdojnë të punojnë në ndërtim, ka vlerësuar Serafimovski, sepse kushtet e motit dhe karakteri sezonal i punës janë të rëndësishme për procesin teknologjik dhe për të përmbushur afatet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button