RMV, Ministria e Arsimit: Është dezinformatë se digjitalizimi ka për qëllim ta zëvendësojë mësimin në shkollë me mësim online

Pas konferencës së sotme të Lidhjes së Nxënësve të shkollave të mesme, nëpërmjet një komunikate kanë sqaruar se, nga viti i ardhshëm shkollor do të prezantohet modeli i kombinuar i zbatimit të materialeve për mësim, i cili do të zbatohet në mënyrë të njëpasnjëshme në vitet e ardhshme. Kjo zgjidhje nuk parashikon që teksti shkollor digjital të jetë opsioni i vetëm për nxënësit, transmeton Portalb.mk.

“Nga klasa e parë në të tretën nxënësit do të vazhdojnë të përdorin tekste shkollore të shtypur, ndërsa tekstet digjitalë janë përparësi për nxënësit e klasave të katërta. Lektyrat  mbeten ekskluzivisht në version të shtypur. Zgjidhja e re ligjore siguron për nxënësit që janë nga familjet në nevojë sociale dhe nuk kanë pajisje për të mësuar nga tekstet shkollorë digjitalë, si dhe për nxënësit të cilët për shkak të aftësisë së kufizuar kanë nevojë për pajisje dhe / ose teknologji ndihmëse, shkolla duhet të sigurojë kushte që secili nxënës të ketë qasje në përdorimin e tekstit shkollor. Për këtë qëllim, vlerësimet dhe përgatitjet tashmë janë duke u bërë në kornizë të  shkollave për të siguruar të ashtuquajtur “fond bibliotekar” të caktuar, të tabletave që do t’u jepen për përdorim të përkohshëm nxënësve  që kanë nevojë për këtë lloj mbështetje në pajtim me ligjin”, kanë thënë nga kjo ministri.

Prej aty i kanë përgënjeshtruar informatat se digjitalizimi ka për qëllim të mësimin në shkollë me mësim online.

“Është manipulim i plotë se librat digjital vendosen që të vazhdohet qëllimisht me mësim online. Nxënësit do të kthehen në banka ku e kanë vendin. Reforma është strukturuar në atë mënyrë që të zbatohet nëpër shkolla, me fond më të madh të orëve, më shumë aktivitete interesante jashtë shkollore dhe kohë më cilësore e kaluar në shkollë”, thanë nga MASH.

Sipas tyre, digjitalizimi eliminon diskriminimin, pasi tekstet shkollore do të jenë në dispozicion në formatin audio në të gjitha gjuhët e mësimit, dhe do të shtypen në letrën  Braille për nxënësit me shikim të dëmtuar për herë të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button