Nisma “Sofra e Ramazanit” dhe një agimi i ri bamirësisë

Jelek verdhë dhe me maskë..

Nuk janë superheronjë që shpëtojnë jetë, por aty afër!

Bëhet fjalë për djemtë tetovarë të cilët përpiqen që jetën në vendin e tyre ta lehtësojnë sado pak, sidomos në periudhën e Ramazanit.

Shoqata në fjalë, prej vitesh organizon iftare, mirëpo që me nisjen e pandemisë ka gjetur një mënyrë të re për të qenë më pranë agjëruesëve dhe duke mos hequr dorë nga kjo traditë disa vjeçare. Me të rënë pandemia, dhe me goditjen e krizës ekonomike që e pasojë, djemtë e kësaj shoqate nuk u ulën këmbëkryq duke vajtuar për fatin e vendit. Ata mobilizuan të gjitha burimet e tyre, për t’i kthyer kushtet e kësaj krize në një projekt të mrekullueshëm:

“Agimi i Bamirësisë, këtë projektin me organizim iftaresh në Ramazan e ka nismuar që nga viti 2013, dmth tani është viti i 9 të me rradhë qe organizohet. Vetëm se forma ka qenë ndryshe, përmes çadrave të hapura të iftareve për nevojtarët kalimtarë.

Pastaj, vjet, pra në 2020 shkak Covid19 menduam ta organizojmë në këto forma për shkak të masave të sigurisë” shpjegon Ekrem Rufati, një nga udhëheqësit e shoqatës.

Shpërndarja ndodh në dy mënyra për të arritur përmbushjen e nevojave: përmes pikave të stendave në ambientet e shoqatës, ku kalimtarë dhe nevojtarë drejtohen dhe i tërheqin vetë pakot, dhe shpërndarje nëpër banesa, e cila arrihet përmes një grupi vullnetarësh i cili kujdeset që të trokasë në çdo derë të nevojtarëve.

Stafi që përkujdeset për projektin në fjalë, pra “Sofra e Ramazanit” është i gjërë dhe përbëhet nga 3-4 kuzhinierë, vullnetarët të cilët merren me paketimin dhe shpërndarjen, si dhe vullnetarët të cilët qëndrojnë në pikat e shpërndarjes në vendodhjen e shoqatës. Punë intensive, prej mbi 700 deri në 1 mijë e ca porcionesh, e cila kërkon përafërsisht 4 orë mobilizim prej gatimit deri tek shpërndarja por e cila bëhet plot dashuri nga aktivistët e angazhuar.

Sepse jemi në muajin e sakrificës, dhe këta djem e dijnë shumë mirë çfarë do të thotë të sakrifikosh nga koha e shtrejntë në Ramazan, duke qendruar me orë të tëra në këmbë, duke u kujdesur për detajet më të vogla që asnjë familje nevojtare të mos ketë me çfarë ta çelë ditën. Jo vetëm duke sakrifikuar nga koha dhe energjitë e tyre, por edhe nga prezenca dhe kënaqësia që të dhuron një iftar në familjen në shtëpi.

Nëse ende mendoni se “ky vend nuk bëhët”, se “kësaj dunjaje nuk i ka mbetur më njerëz të mirë”, rishikojeni dhe njëherë opinion tuaj, pasi djemtë e Agimit të Bamirësisë, dhe gjithë donatorët që kontribojnë për këtë nismë janë një shembull i gjallë që ecën mbi tokë, dhe atë madje drejt një Agimi më të mirë!

Përgatiti: Nada Dosti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button