fbpx

Komuna e Çairit: Palestra sportive e SH.F.K “Adem Jashari”  do të bëhet me sistem të nxehjes dhe ftohjes qеndrore me pompa

Komuna e Çairit nëpërmjet një komunikate ka informuar se ka filluar një projekt të ri. Bëhet fjalë për pajisjen e palestrës sportive të SH.F.K “Adem Jashari” me sistem të nxehjes dhe ftohjes qendrore me pompa. Sipas tyre, kjo palestër do të jetë e para në vend me një sistem të këtillë, transmeton Portalb.mk.

Investimin e rradhës Komuna e Çairit po e realizon në palestrën sportive të SH.F.K. “Adem Jashari” ku tashmë ekipet e punës po kryejnë procesin e instalimit të sistemit të nxehjes dhe ftohjes qendrore me pompa.

“Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 5.720.371,00 denarë ndërsa implementimi i këtij sistemi të ri të ngrohjes do të mundësojë: kushte më cilësore për përdorimin e kësaj palestre nga ana e nxënësve në periudhën e dimrit dhe verës, zvogëlimin e shpenzimeve operative për mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes, zvogëlimin e konsumimit të energjisë elektrike dhe zvogëlimin e nivelit të ndotjes së ajrit”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button