Filloi stërvitja ushtarake “Defender Europe 21”, pjesë e së cilës është dhe Maqedonia

Ka filluar zyrtarisht stërvitja ushtarake “Defender Europe 21”, e cila do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit me pjesëmarrjen e trupave nga disa shtete, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në rrjetet sociale ka publikuar një njoftim rreth stërvitjes, ku thekson se është stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, e cila sipas ambasadës fillon zyrtarisht sot.

“Me kënaqësi shoh anijen e marinës së Shteteve të Bashkuara Bob Hope që ka mbërritur në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pjesë pajisjesh për t’u përdorur në stërvitje. Dy anije të tjera do të bashkohen”, thekson ambasada amerikane, duke cituar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Sipas autoriteteve shqiptare, në stërvitje do të marrin pjesë trupa nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

Anije nga aksioni i NATO-s, “Defender Europe 21” foto nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Po sipas autoriteteve nga Shqipëria, stërvitja në fjalë është e rëndësishme pasi rrit dhe teston aftësinë dhe gatishmërinë operacionale të forcave aleate si dhe mundëson komunikimin dhe ndërveprueshmërinë midis trupave nga vende të ndryshme.

Në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe do të angazhohen mijëra trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, anije, avionë, helikopterë, sisteme raketash patriot dhe automjete joluftarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button