RMV, në mesnatë ndryshon çmimi i benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot ka vendosur që të ulet për gjysmë denari çmimi i benzinës EuroSuper BS-95. Sa i përket çmimit të derivateve të tjera, ai nuk do të ndryshojë, shkruan Portalb.mk.

Nga mesnata çmimet e të derivateve të naftës do të jenë siç vijon: Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 67,00 (denarë/litër), Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 69,00 (denarë/litër), Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 58,50 (denarë/litër),Vaji për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 58,00 (denarë/litër) dhe Mazut М-1 SU 34,592 (denarë/kilogram).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button