Nesër fillojnë ndeshjet e gjysmëfinales në UEFA Ligën e Kampionëve

Nesër fillojnë ndeshjet e gjysmëfinales në UEFA Ligën e Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales klubi spanjoll Real Madrid nesër do të përballet me përfaqësuesin anglez Chelsea në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Në ndeshjen tjetër të gjysmëfinales, të mërkurën më 28 prill, Paris Saint-Germain (PSG) në stadiumin “Parc des Princes” do të presë klubin anglez, Manchester City.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00 ndërsa ndeshjet kthyese do të luhen më 4-5 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin olimpik “Ataturk” në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button