MI6 me “spiunazh të gjelbër” në sigurimin e premtimeve mbi ndryshimet klimatike

 Kreu i MI6, agjencisë së inteligjencës së jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moore të dielën tha se vendi ka filluar “spiunazh të gjelbër” në vendet më të mëdha të industrializuara në botë për t’u siguruar se po mbajnë premtimet e tyre të krizës klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Moore për “Times Radio” tha se kriza klimatike është “pika kryesore e axhendës së politikës së jashtme ndërkombëtare për këtë vend dhe planet”.

“Atje ku njerëzit regjistrohen për zotimet mbi ndryshimet klimatike, mbase është detyra jonë të sigurohemi që në të vërtetë ajo që po bëjnë të pasqyrojë atë për të cilën kanë nënshkruar”, tha ai.

“Siç kanë thënë ‘beso, por verifiko’. Për ndryshimet klimatike, kur keni nevojë që të gjithë të hipin në bord dhe të luajnë ndershëm, atëherë herë pas here thjesht kontrolloni për t’u siguruar se janë duke luajtur”, tha ai.

Britania e Madhe do të organizojë konferencën mbi ndryshimet klimatike COP26 më vonë këtë vit.

Komentet e Moore vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden priti një samit virtual në të cilin mblodhi liderët botërorë për të shfrytëzuar në maksimum këtë “dekadë vendimtare”. SHBA-ja do të marrë kryesimin, me Bidenin duke premtuar se SHBA-ja do të përgjysmonte emetimet e gazrave serrë deri në vitin 2030.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button