Lille përmbysi Lyonin, titulli në Francë “triller”

Lille vazhdon të ëndërrojë për titullin kampion në elitën e futbollit francez. Pas barazimit zhgënjyes me Montpellier, Lille mori një fitore fantastike 2-3 në fushën e Olimpikut të Lyonit, edhe pse u gjend në disavantazh të dy golave në pjesën e parë, raporton SS.

Goli i Slimanit dhe autogoli i Fonte i dhanë epërsinë e dyfishtë Lyonit brenda 35 minutave lojë, por miqtë përmbysën gjithçka me dy gola të Ylmaz, një në fundin e pjesës së parë dhe tjetri 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, dhe me finalizimin e David për rezultatin përfundimtar 2-3.

Kjo fitore e ngjit Lillen në krye me 73 pikë, një më shumë se PSG, ndërsa në vendin e tretë është Monaco që mbetet vetëm dy pikë larg kryesuesve. Një diferencë shumë e ngushtë që parashikon një garë shumë të fortë në gjashtë javët e mbetura në Ligue 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button