Lajçak takohet me Vuçiqin: Të njëjtat çështje për dialogun do t’i diskutojë gjatë javës me Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel ku kanë diskutuar rreth dialogut.

Lajçak po ashtu ka paralajmëruar se të njëjtat çështje rreth dialogut do t’i diskutojë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin do e takojë gjatë kësaj jave, njofton Klan Kosova.

“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, u takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave, unë do të diskutoj të njëjtat çështje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar Lajçak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button