RMV, për shkak skandaleve të policisë, opozita shqiptare nesër pritet të parashtrojë interpelancën  për Spasovskin

Nesër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet seanca e 39-të e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku pikë e rendit të ditës është edhe Interpelanca për ministrin e policisë, Oliver Spasovski, propozim i opozitës shqiptare parashtruar prej 24 shkurtit, transmeton Portalb.mk.

“Interpelancë për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Pas gjoja ikjes së mëparshme të Gruevskit dhe ikjes së tashme të Mijallkovit, është bërë e patjetërsueshme edhe ikja e Zaevit dhe e kësaj qeverie, që sigurinë e këtij shteti e ka vendosur në kalkulimin e biznesit familjar, ndërsa identitetin shtetëror e ka bërë narkobiznes dhe korrupsion”, e arsyetojnë interpelancën nga opozita.

Opozita theksoi që përgjegjësi për këtë çështje është ministri i punëve të brendshme, duke përkujtuar edhe reagimin e Prokurorisë se ai gjatë ikjes është ndihmuar nga pushteti.

“Me këtë rast i drejtohemi kryetarit të Kuvendit, që konform nenit 47 të Rregullores, të ftojë seancë plenare me këtë pikë të rendit të ditës, ndërsa që këtu u drejtohemi edhe të gjithë deputetëve të Kuvendit, që janë PRO drejtësisë në vend dhe kundër manipulimit me drejtësinë dhe sigurinë, që ta mbështesin këtë iniciativë”, thuhet në propozimin e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button